Shpërbëhet “çerdhja” për pleqtë meraklinj

“Protagonistë” burrë e grua 60-vjeçarë

DURRES- Shpërbëhet një çerdhe prostitucioni në Durrës, ku protagonistë ishin burrë e grua 60-vjeçarë. Sipas burimeve zyrtare, policia e Durrësit ka arrestuar dy 60-vjeçarë dhe po heton në gjendje të lirë pesë persona të tjerë nën akuzën e prostitucionit në rrethana rënduese.

Të ndaluarit janë shtetasit Nadmir Mehmeti, 60 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen me iniciale L.V. e së njëjtës moshë. I ndaluari e shfrytëzonte 60-vjeçaren për prostitucion, duke siguruar edhe klientelën. Nën akuzë në gjendje të lire janë edhe 5 persona të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, që paguanin shuma nga 200 deri në 500 lekë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ata ndodheshin në banesë kur u kapën nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>