“S’ka skenar të fshehtë me Greqinë për paktin detar”

Ministria e Jashtme shigjeton Kuvendin

Ministria e Jashtme ka deklaruar dhe një herë se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për kufirin detar. Duke iu referuar pasqyrimit në disa medie të seancës dëgjimore të Komisionit të Politikës së Jashtme, ku ishte i ftuar ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti, sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrit, Gazmend Turdiu, sqaroi se nuk ka asnjë raport apo skenar sekret lidhur me trajtimin e çështjes së kufirit detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. “Materiali i dorëzuar anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme përmban vetëm opinione të grupit teknik të Ministrisë së Punëve të Jashtme për trajtimin e çështjes së lartpërmendur në funksion të zbatimit të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese”, – vuri në dukje Turdiu. Madje, në këtë deklaratë MPJ ka shigjetuar ashpër institucionin e Kuvendit për zbardhjen e dokumentacionit. “Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen që dokumente zyrtare për përdorim të brendshëm bëhen publike me papërgjegjshmëri në cenim të funksionimit të institucioneve shtetërore”, – deklaroi ai. Njëkohësisht Ministria e Jashtme siguroi opinionin publik se çështja e marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë po trajtohet me transparencën e nevojshme, në përputhje të plotë me interesat e vendit, Kushtetutën dhe legjislacionin ndërkombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>