Tahiri: Presidenti të na informojë për negociatat

PD e PS replika për marrëveshjen detare me Greqinë

Bardhi: Respektojmë Kushtetutën për marrëveshjet kombëtare

PS i kërkon Presidentit të Republikës të bëjë publike gjithçka është bërë deri tani për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë e për gjithçka do bëhet në vijim. Nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Saimir Tahiri, përmes një konferencë për shtyp shprehu shqetësimin me të cilën qeveria shqiptare po zhvilloj negociata të reja për marrëveshjen e ujërave detare me vendin fqinj. “Në një kohë kur Sali Berisha, nga njëra anë dërdëllit për imunitetin, dhe nga ana tjetër grabit institucionet kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë, siç bëri me emërimin e Çefës në KLD apo me emërimin e SHIK-sit të Gazidedes, vazhdon pa kurrfarë transparence, të hedh hapat e parë drejtë një marrëveshje tjetër për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë”, – tha Tahiri. Ai kërkoi që negociatorët që negociuan një marrëveshje, sipas tij antikombëtare, e që nuk u hyri gjemb në këmbë, të përjashtohen nga negociatat e dyta. “Ne kërkojmë transparencë në çdo hap të bisedimeve dhe negociatave për marrëveshjen e re. Kërkojmë zbardhjen e bisedimeve të deritanishme në rast se ka, publikimin e kërkesave të deritanishme në rast se ka, si dhe transparencë të plotë në çdo hap të diskutimit dhe negocimit, deri në finalizimin e marrëveshjes së ardhme, kurdo qoftë ajo”-, theksoi deputeti socialist, duke kërkuar mbi të gjitha respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Grupi Parlamentar i PS-së, vijoi ai, do të monitorojë hapat që do të hedhë qeveria në këtë drejtim. Partia Demokratike në reagimin saj për këtë deklaratë, akuzoi se opozita sajon kërcënime rreth së drejtës kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të hequr me votën e tyre të lirë imunitetin e zyrtarëve të vendit. “Një ditë ai kërcënon se do të reagojë me kundërreferendume, ditën tjetër kushtëzon me vendosjen e Kushtetutës së sundimit të pakicës. Dhe tani së fundmi së bashku me çakallin e tij faqezi shpifin, trillojnë për marrëveshje sekrete, ujëra territoriale e të tjera”, – tha zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi. Ajo tha se PD i përmbahet dhe do t’i përmbahet respektimit të plotë të Kushtetutës në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare për cilindo problem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>