Tatjana Isaj, nga muzika te stilimi

Artistja rikthehet me një “show” mbrëmjen e së enjtes në Muzeun Historik Kombëtar

Për vite me radhë i ka munguar artdashësve shqiptarë. Ndërkohë që vite më parë, ajo u rrit në skenë dhe këngët e saj dëgjoheshin e këndoheshin nga të gjithë. Ajo quhej ndryshe, këngëtarja e Elbasanit. Nuk është tjetër vetëm se Tatjana Isaj. Këngëtarja bukuroshe që në vitin 1991, kur njerëzit vraponin drejt anijeve, organizonte koncertin e saj recital në Elbasan. Tashmë, më shumë se 20 vite më pas, ajo na fton sërish në një “Show” të sajin më 5 korrik në Muzeun Historik Kombëtar. Por këtë radhë ajo shfaqet jo si këngëtare, por si stiliste. Aftësinë e saj për të realizuar punëdore me grep, shtiza etj., Tatjana Isaj ka vendosur ta kthejë në art dhe t’u japë mundësinë dhe të tjerave që të vishen bukur. Motivet e përditshme që na rrethojnë çdo ditë që nga një çentro zbukurimi deri te tablotë në mur të qëndisura kryq, Tatjana ka kuptuar se përshtaten shumë mirë me trupin e femrës, duke nxjerrë në pah hijeshi dhe shumë sensualitet. Show i saj është i veçantë edhe për faktin se pjesë e “Show-t” të saj nuk do të jenë vetëm modelet, por dhe zonja të njohura të skenës dhe ekranit. Desha të them se jam shumë e lumtur që arrita në këtë moment sepse kam shumë vite që e kam pasur si ëndërr. Prej vitesh kam punuar me një kënaqësi dhe me një dashuri për njerëzit dhe për punën. Jam ndjerë shumë mirë që këta njerëz më përkrahën”, shprehet Isai, ndërsa tregon se fillimisht të njohurit e përkrahën idenë e saj duke e cilësuar si ideale. “Sfilata do të bazohet në punimet e dorës. Është shumë e vështirë që ta hedhësh një centro, një punim dore që e ke të përditshme në jetë, në shtëpi e kudo, ta bësh një fustan nuseje ose ta bësh një fustan që të ndihesh mirë në një mbrëmje, në një ‘show’. E ndjeva si detyrë morale që të bëja diçka ndryshe nga të tjerat, të bëja diçka ndryshe për modën, pra këtë ëndërr që kisha në kokë për të parë të bukur një femër, ta realizoja me grep, me shtiza. Nuk do ta harroja dhe punimin kryq që dikur e përdornim në një thes që e shtronim si rrugicë në shtëpi, ose si jastëk, unë mendova që mund ta kishim dhe një pallto shumë të bukur. Dhe thashë ‘uau, letrat e bixhozit do t’i shkonin shumë një palltoje’. Atë mund ta veshë sidomos femra e një mashkulli që shkon shumë në kazino. Por do të më pëlqente shumë që dhe gurët e shahut të ishin në një veshje, sepse ka njerëz që luajnë shumë shah, e kanë shumë pasion, do të më pëlqente që një grua ta kishte shahun edhe në trup. Mund ta vishte në një ‘show’, ose një këngëtare, sepse deri më sot nuk e kisha parë të realizuar kund si ide dhe unë jam një femër që bëj shumë shoping. Më pëlqen diçka e tillë, unike”, shprehet artistja, e njohur fillimisht si këngëtare që prej vitit 1981. E njohur si këngëtarja e Elbasanit, megjithëse jetonte në Përrenjas, Isaj ndjek shkollën e muzikës. Që në vitin e parë të shkollës merr pjesë në Festivalin Kombëtar në RTSH ku këndon nga Festivali i 21-të, deri në festivalin e 30-të. Po ashtu ka marrë pjesë edhe në Koncertet e Pranverës, në Festivalet e Interpretuesve ku dhe është vlerësuar me çmime. Me ardhjen e demokracisë në momentin kur njerëzit i hipnin anijeve, organizoi një spektakël recital në Elbasan, që në atë kohë u prit mirë. Ishte një sipërmarrje e veçantë sepse koncertin e kam realizuar në ato kushte ku njerëzit kishin dëshirë të dëgjonin koncertin, ama ishin të etur edhe për lajmet e reja, sepse njerëzit ishin në anije për të ikur, për të qenë të lirë”. Ky koncert ishte fundi i karrierës së saj si këngëtare në Shqipëri. Artistja udhëton drejt Gjermanisë bashkë me familjen dhe rikthehet në vitin 2005. Në Gjermani u shkëput krejt nga muzika, por rikthimi në Shqipëri ishte për të edhe rikthim në muzikë. Realizoi dy albume me 21 këngë.

 

Tanimë stiliste me punët e realizuara prej saj dhe ekipit me të cilin punon, Tatjana synon që spektakli i saj të jetë i vazhdueshëm për çdo sezon. Në sfilatë do të prezantohen para publikut rreth 100 veshje të stinës. Pjesë e rëndësishme e mbrëmjes do të jetë dhe muzika. Për të pranishmit do të këndojë vetë Tatjana si një këngëtare për vite me radhë e festivaleve të këngës në RTSH, por do të ketë dhe të ftuar specialë si Eneida Tarifa, Elton Deda etj.

a�O kn��� 0� les Cole, ishte gjithashtu i pranishëm dje në Arkiv dhe asistoi në bisedat me ekspertet amerikane Rexhina Longo dhe Roxanne Suratgar, inxhiniere dhe eksperte pranë UNDP, Kosovë. Grupi pati gjithashtu një takim të hënën edhe me ministrin Aldo Bumçi, i cili e vlerësoi punën sensibilizuese të AQSHF dhe bashkëpunëtorëve si Regina Longo, Thomas Logoreci e Iris Elezi. Ai garantoi ndërhyrjen zyrtare të MTKRS në procesin e transportit dhe zhdoganimit të mallrave që do të vijnë si donacione për AQSHF apo në procese të tjera që do të jenë të nevojshme. Raporti i detajuar me buxhetin përkatës do të jetë gati në harkun kohor të 1 jave dhe do të paraqitet në MTKRS. Një fokus tjetër do të jetë plani i marketingut për të siguruar fonde përtej buxhetit të shtetit të destinuar për AQSHF. Për këtë qëllim do të përzgjidhen 5 filma përfaqësues të kinemasë shqiptare, të cilët njëkohësisht të përmbajnë vlera të ngjarjeve historike nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria, për të prodhuar një kopje të restauruar e të subtitruar në anglisht. Kopjet e restauruara në 35 mm, me ndihmën e laboratorëve me të cilat bashkëpunon Regina Longo, do të jenë pjesë e programeve kulturore brenda dhe jashtë vendit, e festivaleve e javëve të filmit me qëllimin që publiku i huaj të njihet me kinemanë e vjetër shqiptare, e cila është ende pak e njohur në botë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>