Kryeministri tërheq vëmendjen e stafit akademik
Kryeministri Berisha kërkoi dje një rishqyrtim tërësor të kritereve të mbrojtjes së doktoraturës, duke forcuar kriteret e dhënies së saj. Kryeministri e solli këtë çështje në mbledhjen e qeverisë, si një problem serioz, që kërkon vëmendje, veçanërisht theksimi i dimensionit ndërkombëtar dhe kontrollit rigoroz për to. Duke e konsideruar dimension ndërkombëtar të domosdoshëm për të ecur nga sasia në cilësi, Kryeministri tha se doktoratat nuk duhet të shihen si “letra indulgjence”. “Kushdo që do të mbrojë doktoraturën është i mirëpritur dhe ne do të gjejmë edhe stimuj për këtë, por duhet ta mbrojë në prani të stafit kombëtar e ndërkombëtar. Po vazhduam kështu, mund të ndodhë që një ditë të gjejmë më shumë doktorë shkencash sesa të graduar me diplomë universitetesh,” – u shpreh Kryeministri.
Në fjalën e tij Kryeministri tërhoqi vëmendjen për konstatimin e rasteve të abuzimit në rekrutimin e stafit akademik, duke kërkuar nga ministri i Arsimit rishikimin e këtij problemi. “Jam çuditur kur kam konstatuar se ka degë që mbajnë 280 pedagogë të jashtëm kundrejt 30 pedagogëve të brendshëm. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe jo qëllimmirë. Është si ta shpërndash përgjegjësinë e të ruash karrigen”, – tha Kryeministri.
Albani
July 28, 2012 at 3:49 pm
Zoti Berisha me Anglezet dhe Amerikanet mbaje mire si ti e di qe komunizmin dhe Enver Hoxhen keto dy shtete e bajten per 45 vjet.