 |
|
|
|
 |
|
|
 |
 |
|
KURSI I KEMBIMIT |
|
19 Gusht |
|
|
|
BLEJ |
SHES |
 |
 |
 |
USD |
105.81 |
106.6 |
 |
 |
 |
EURO |
135.81 |
136.39 |
 |
 |
 |
GBP |
163.89 |
165.87 |
 |
 |
 |
CHF |
100.97 |
102.19 |
|
 |
|
|
 |
|
| |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|
 |
| Melody nė lėkurėn e Skėnderajt |
|
B.GOCE |
05/10/2008 Kėngėtari promovon albumin e ri
Melody, albumi i dytė i kėngėtarit, pėrmban 12 kėngė dhe vjen rreth tre vjrt e gjysmė pas albumit tė parė tė tij, Fllad nė shkretėtirė. Deri tani pėr albumin janė realizuar dy klipe, tė cilat kanė nisur tė shfaqen edhe nėpėr televizione: Larg dhe afėr dhe Njė herė nė jetė. Pjesa mė e madhe e kėngėve janė realizuar nė Gjermani, por njė pjesė e tyre edhe nė Itali
Pėrgjithėsisht jemi mėsuar ta shohim nėn petkun e njė kėngėtari romantik, qė mbi tė gjitha e gjithēka i kėndon dashurisė. Edhe kėtė herė dashuria (por jo vetėm) nuk kishte si tė mungonte nė albumin e ri tė Alban Skėnderajt, tė promovuar mbrėmjen e djeshme nė Tiranė.
Melody, albumi i dytė i kėngėtarit, pėrmban 12 kėngė dhe vjen rreth tre vjet e gjysmė pas albumit tė parė tė tij, Fllad nė shkretėtirė.
Kam zgjedhur qė tė punoj me shumė qetėsi pėr kėtė album, - shprehet Skėnderaj, duke shtuar se nuk ka dashur ti pėrshpejtojė gjėrat, ndaj dhe ka punuar me etapa dhe shkėputje. Kam dashur tė marr gjithė kohėn e mundur pėr tė punuar sa mė qetė. Kur punon nė periudha tė ndryshme pėr realizimin e kėngėve, ka dallime, dhe kjo e bėn tė vijė mė ndryshe, - vijon kėngėtari, duke pohuar se mbase edhe pėr kėtė albumi mund tė quhet pa hezitim shumėngjyrėsh.
Duke e lidhur titullin e albumit, Melody, me titullin e njė kėnge pėrbėrėse tė tij, Skėnderaj duket se pagėzimin me kėtė emėr e lidh me gjėra mė intime. Pasi melodia ėshtė kolona zanore thuajse e gjithė tė pėrditshmes dhe emocioneve tė tij apo edhe pėr faktin e thjeshtė se vetė Albani ka njė tatuazh nė trupin e tij qė shkruan melodi.
Porse pėr artistin nuk mund tė thuhet se kjo kėngė ėshtė mė pėrfaqėsuese se tė tjerat nė album.
Secila prej kėngėve pėrfaqėson njė periudhė tė ndryshme tė kėtyre tre vjetve qė ėshtė punuar pėr tė. Unė e gjej veten te secila kėngė dhe kėsaj here kam vendosur tė mos zgjedh njėrėn prej tyre pėr ta pėrfaqėsuar, - vijon Skėnderaj.
Megjithatė, nuk do tė thotė se nga albumi nuk mund tė veēohet asnjėra prej kėngėve. Bashkėpunimi me Miriam Canin, pėr shembull, ėshtė njė prej tyre. Lėrmė tė vdes me ty/ Tė jetoj nė ty,/ Lėrmė tė digjem nė flakėt e zjarrit/qė ndezėm tė dy.../. Me kėto fjalė i drejtohen njėri-tjetrit kėngėtarėt dhe duket sikur kjo kėngė vjen edhe si njė deklaratė e fuqishme dhe e sinqertė dashurie.
Dueti vjen i interpretuar nė anglisht (e vetmja kėngė nė gjuhė tė huaj nė album), ndėrkohė qė refreni ėshtė nė gjuhėn shqipe.
Deri tani pėr albumin janė realizuar dy klipe, qė kanė nisur tė shfaqen edhe nėpėr televizione: Larg dhe afėr dhe Njė herė nė jetė. Skėnderaj premton se muajt e ardhshėm do tė pasohen me klipe tė reja.
Pjesa mė e madhe e kėngėve janė realizuar nė Gjermani, por njė pjesė e tyre edhe nė Itali.
Ėshtė menduar qė pėr albumin tė bėhet promovimi jo vetėm nė Shqipėri, por tė ketė turne edhe nė Kosovė e Maqedoni.
Por surprizat e Skėnderajt nuk mbarojnė kėtu, pasi kėngėtari po pėrpiqet tė hapė njė studio tė vetėn, gjė qė e sheh tė lidhur sė pari me dėshirėn dhe pasionin e tij pėr muzikėn sesa si njė biznes.
|
|
|
|
|
 |
|
|
 |
 |
LAJMET E FUNDIT |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
|
 |
|