 |
|
|
|
 |
|
|
 |
 |
|
KURSI I KEMBIMIT |
|
19 Gusht |
|
|
|
BLEJ |
SHES |
 |
 |
 |
USD |
105.81 |
106.6 |
 |
 |
 |
EURO |
135.81 |
136.39 |
 |
 |
 |
GBP |
163.89 |
165.87 |
 |
 |
 |
CHF |
100.97 |
102.19 |
|
 |
|
|
 |
|
| |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|
 |
| Meksi: Kundėrshtarėt e komunizmit qė u pushkatuan gjatė dhe pas luftės, duhen trajtuar si dėshmorė |
|
ARMAND MAHO |
13/04/2009 Intervistė me ish-kryeministrin e Shqipėrisė Aleksandėr Meksi nė lidhje me debatin e hapur pėr tė ashtuquajturit kolaboracionistė
Ish-kryeministri i Shqipėrisė nė vitet 19921996, Aleksandėr Meksi, nė njė intervistė pėr gaztėn Metropol shpreh qėndrimin e tij nė lidhje me debatin e hapur dhe deklaratat e disa politikanėve pėr dėmshpėrblimin e tė pushkatuarve pa gjyq para dhe pas vitit 1944. Nė pozita jo vetėm tė njė politikani, por edhe tė njė historiani, Meksi shprehet se historia duhet riparė dhe ata nacionalistė qė u pushkatuan pa tė drejtė nga regjimi komunist duhet tė zėnė vendin qė u takon nė listat e patriotėve tė kėtij vendi. Sipas tij, nė historinė e kėtij vendi duhet rishikuar dhe njė herė periudha e Luftės Nacionalēlirimtare, numri i dėshmorėve, numri i partizanėve qė morėn pjesė nė kėtė luftė dhe listės sė dėshmorėve tu shtohen edhe ata nacionalistė qė pėr arsye gjeopolitike apo dhe ideologjike dolėn hapur kundėr doktrinės komuniste. Njė qėndrim tjetėr interesant i ish-kryeministrit ėshtė dhe ai qė ka tė bėjė me dėnimet qė u dhanė pas viteve 90 pėr ish-drejtuesit e kastės sė kuqe, Ramiz Alia, Nexhmijė Hoxha, apo dhe tė tjerė, pėr tė cilėt Meksi shprehet se ka ardhur koha tė rishihen dhe njė herė dėnimet pėr kėta njerėz, tė cilėt u dėnuan pėr gjenocid, morėn pafajėsinė dhe madje u dėmshpėrblyen. Sipas Meksit, ligji i lustracionit duhet tė jetė nė vazhdėn e viteve 90, ku njerėz qė kanė mbrojtur figura kriminelėsh komunistė kanė shkuar deri aty sa dhe janė burgosur.
- Zoti Meksi, kohėt e fundit ėshtė hapur njė debat nė lidhje me tė pushkatuarit pa gjyq, pas por edhe para ēlirimit. Nga njė pjesė e politikės shqiptare janė konsideruar, si edhe mė parė, kolaboracionistė me pushtuesin gjatė viteve 1939-1944 dhe si tė tillė nuk meritojnė qoftė dhe dėmshpėrblim moral si pjesa tjetėr e tė persekutuarve tė regjimit komunist. Pėrveē se jeni ish-kryeministėr nė kohėn kur u ngritėn komisionet tripaleshe, profesioni juaj u lidh dhe me historinė. Nė opinionin tuaj mund tė flitet nė vitin 2009 pėr kolaboracionistė apo bashkėpunėtorė, ose mė saktė, kanė qenė kėta vėrtet kolaboracionistė?
- Njė gjė ėshtė e sigurt: njerėzit qė janė vrarė pa gjyqe nga komunistėt, nė mė tė shumtėn e rasteve janė vrarė sepse komunistėt nuk e shihnin si detyrim zhvillimin e gjyqit. Tė tillė janė vrarė pa gjyqe dhe mbas ēlirimit tė Shqipėrisė, pra pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore e deri nė hyrjen e demokracisė. Pėr mė tepėr, gjyqet qė bėheshin ishin gjyqe tė sajuara, fiktive, me dyer tė mbyllura, me dėshmitarė tė rremė, me spiunllėqe etj., etj. Ata njerėz janė vrarė sepse ishin kundėrshtarė tė komunizmit nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve. Qenė kundėrshtarė tė komunizmit, sepse nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr e njihnin komunizmin, ose njihnin njerėzit tė cilėt i paraqiteshin publikut si komunistė. Sigurisht qė nė njė vend tė vogėl si Shqipėria lidhjet me fuqitė e huaja janė vendimtare. Nuk mund tė quhen kolaboracionistė. Por mund tė quhen, nė rast se pėrdorim tė njėjtėn terminologji qė pėrdorin sot kėta kundėrshtarė tė kėsaj dukurie edhe ata qė u bashkuan me Jugosllavinė, dhe ata qė u bashkuan me Rusinė, edhe ata qė u bashkuan me Kinėn. Siē mund tė dalė ndonjė i marrė qė tė na thotė tani se jeni bashkuar me Amerikėn dhe ne jemi kundėrshtarė tė Amerikės. Kjo ėshtė njė gjė fare-fare e qartė. Kishte njerėz tė cilėt e dinin mirė se komunizmi ishte armik i Shqipėrisė, sepse ishte me Serbinė, kundėr kėtij vendi, e dinin mirė qė ishte armik i njerėzimit. Kėta njerėz e quajtėn tė arsyeshme ta luftonin dhe tė bashkoheshin me kėdo qė i jepte mundėsi mbijetesės sė shqiptarizmės. Dihet se nė kohėn e kėtyre qeverive, si nė kohėn e Italisė, ashtu edhe nė kohėn e Gjermanisė, kėtu nuk u vranė ēifutėt. Dhe ishin kėta qė i ndihmuan. Nuk ėshtė e rastit qė Mustafa Kruja dhe Xhaferr Deva morėn shtetėsinė amerikane. Nuk ishte Amerika nga ato shtete qė falte kolaboracionistėt. Pra, e njihte mirė veprimtarinė e tyre. Sigurisht, dikush mund tė thotė se ishte njė zgjidhje e gabuar politike nga ana e tyre qė u bashkuan me boshtin, nė njė kohė qė dihej se boshti ishte mundur, ashtu siē mund tė thuash se ishte dinake bashkimi me kundėrshtarėt e boshtit dhe ata e dinin se do fitonte ajo palė tjetėr dhe donin pushtetin me ēdo mėnyrė. Nuk ėshtė e rastit qė nė botimet e fundit, qė janė tė pacensuruara, tė kujtimeve tė pjesėtarėve tė misioneve ushtarake angleze dhe amerikane nė Shqipėri thuhet qartazi se komunistėt shqiptarė me Enver Hoxhėn nė krye e quanin mė tė rėndėsishme tė luftonin nacionalistėt sesa tė luftonin me gjermanin apo italianin. Dhe njė histori e vėrtetė e kėtyre viteve duhet rishkruar. Mund tė ketė gjykim negativ pėr persona tė veēantė, por nuk mund ta kesh tėrėsor. Mund tė evidentohen individė tė veēantė, qė mbase duhet konsideruar si tė tillė, kjo i takon njė studimi tė imėt me dokumente, jo me fjalė, jo me paragjykime, jo me pėrrallat e 50 vjetve, sepse edhe njerėzit mė tė ndershėm mund tė jenė sharė, edhe ata qė skanė prekur pushkė me dorė janė quajtur kriminelė etj., etj. Pra, ishte njė ēėshtje qė duhej tė merrej nė konsideratė nga ligji, duhej tė ishin mėnyrat e shqyrtimit tė ēėshtjeve, por nė asnjė rast nuk duhet tė bėsh njė gjykim global, ku tė thuash se meqenėse je dėnuar pa gjyq, je vrarė pa gjyq, ose meqenėse je vrarė para 28 nėntorit 1944, nuk ke tė drejtėn e rehabilitimit politik, nuk ke tė drejtėn e dėmshpėrblimit pėr pasardhėsit. Nė njė kohė qė tėrė pasardhėsit janė ndėshkuar nė tė njėjtėn mėnyrė me ata qė u vranė tri ditė mė vonė, pra pas fundit tė luftės. Pėr tė njėjtėn arsye se qenė si ata tė parėt: armiq tė komunizmit.
- Pra, ju mendoni se duhen trajtuar njėsoj si ata qė janė pushkatuar pa gjyq para 1944-s, edhe ata pas kėtij viti?
- Sigurisht. Tė jeni tė sigurt se njė gjyq formal ka pasur. Mė duket se Fatos Lubonja e pėrmendte kėto ditė, kur fliste pėr njė letėr tė dėrguar pėr Anastas Plasarin, qė Enveri ia dėrgonte Nexhmije Hoxhės dhe bėnte vėrejtje mė vonė se ky shpėtoi, ndenji nė Shtab dhe vdiq nga vdekje natyrale etj., etj. Pra, kėta urdhra kanė ekzistuar, nuk ėshtė e rastit qė i pari qė kundėrshtoi si fraksionist u gjykuar dhe u vra pa gjyq. Ishte Anastas Lulo mė 1943. Dhe tragjedia ėshtė se ata qė e vranė quhen heronj, marrin para pasardhėsit se u vranė mė pas nė luftė, kanė emra nėpėr rrugė etj. Ndėrsa kėta qė kundėrshtonin kėtė qė ishte njė murtajė e keqe, nuk kanė tė drejtėn e asnjė rehabilitimi moral, as dhe tė njė kompensimi, po themi, sepse ata qė luftojnė pėr atdhe nuk luftojnė pėr para, por tė njė kompensimi pėr tė lehtėsuar jetėn e atyre qė vijnė mbrapa, si pėr shkollimin, punėsimin pėr njė biznes etj.
- Le tė qėndrojmė kėtu, pra kėta sduhet tė kenė vetėm njė dėmshpėrblim material, por edhe njė dėmshpėrblim moral?
- Sigurisht, pėr secilin rast duhet parė me imtėsi dhe duhet shqyrtuar para se tė shprehesh nė mėnyrė negative pėr ta, aq mė tepėr qė ka prej tyre qė janė patriotė qė prej ditės sė ngritjes sė flamurit tė pavarėsisė, dhe mė parė, mund ti gjykosh pėr njė periudhė tė shkurtėr, nga pozita subjektive tė tuat, ose nga pėrkatėsia politike, njė tjetėr i gjykon ndryshe, dhe pėr njė periudhė tė shkurtėr tė kalosh nė heshtje, siē bėhej nė atė kohė, ti fshish fotografitė, ti anashkalosh veprat etj., etj., kjo ėshtė shumė obskurantiste.
- Ndoshta ėshtė me interes qė tė sqarohet nė kėtė rast pozicioni i njė prej patriotėve qė ngritėn flamurin nė Vlorė dhe mė pas u konsiderua regjent. Bėhet fjalė pėr Lef Nosin, qė dikush qė ka qenė nė krye tė komunizmit, por qė po i jepet goxha hapėsirė nė medie, e ka konsideruar tradhtar, kolaboracionist etj. Ju keni njė opinion rreth kėsaj figure?
- Lef Nosi ėshtė firmėtari i pavarėsisė, pra pjesėmarrės i kuvendit tė Vlorės, sepse njė pjesė kanė firmat, njė pjesė erdhėn me njė ditė vonesė, por ka nga ata qė organizuan dhe e bėnė Vlorėn, pra pavarėsinė e Shqipėrisė. Ka qenė ministėr nė qeverinė e parė shqiptare, mė pas nuk ėshtė pėrzier mė me politikė, ėshtė marrė me shkencė. Pėr shkak tė emrit tė tij dhe pėrvojės u fut nė atė kėshillin e katėr vetave tė regjencės, pasi kishin marrė garanci se Shqipėria nuk ėshtė e pushtuar, por ėshtė njė vend neutral dhe nuk prekeshin disa gjėra. Menduan se me kėtė mėnyrė i bėnin mirė Shqipėrisė dhe unė e di mirė rastin e patėr Anton Arapit, qė ėshtė ēėshtje paralele, i cili, ndėrsa pėr tė shpėtuar ndonjė shqiptar nga burgu i italianėve apo pas tyre i gjermanėve duhej tė paguaje 300 napolona flori, te patėr Anton Arapi i nxirrje pa para, kėtė e di me shembull personal nga njerėzit e familjes. Pra, ėshtė njė kontribut njerėzor, plus qė historia e sotme, e shekullit tė fundit, shkruhet nėpėrmjet atyre dokumenteve qė i ruajti dhe i pėrjetėsoi nėpėrmjet botimit Lef Nosi. Kėshtu, nuk mund tė akuzosh Eqerem bej Vlorėn, nuk mund tė akuzosh patėr Anton Arapin, Mustafa Krujėn, Mihal Zallarin dhe shumė e shumė tė tjerė, tė cilėt sipas mėnyrės sė tyre u pėrpoqėn pėr Shqipėrinė dhe gjykimi i tyre duhet bėrė mbi bazėn e dokumenteve, jo mbi bazėn e njė gjykimi global pėr faktin se ishte kundėrshtari jot. Sepse rrezikohesh qė edhe sot tė pėrdorėsh tė njėjtat gjėra pėr kundėrshtarin, ta identifikosh atė si armik, pra tė mos kesh njė mėnyrė gjykimi pluraliste, qė ti japėsh dhe atij qė smendon si ti tė njėjtėn tė drejtė qė tė jetė nė skenėn politike dhe nė jetė, apo ti marrėsh dhe jetėn, tė kalosh nė rastin ekstrem. Pra, mendoj se ėshtė njė ēėshtje qė duhet shqyrtuar. Pėr fat tė keq, historia te ne nuk shkruhet mbi bazėn e dokumenteve. Dokumentet nuk botohen. Pėr fat tė keq, askush nuk e di ēfarė kanė qenė kėta njerėz nė tė vėrtetė, ēfarė kanė bėrė, por dinė ca filma, qė ėshtė turp qė jepen dhe sot e kėsaj dite. Me priftėrinj, me agjentė amerikanė, me borgjezė, me pasanikė etj., etj.
- Gjatė kohės kur ju ishit kryeministėr, u bė njė rishikim, si tė thuash, i statistikave pėr ata qė komunizmi e pa tė arsyeshme ti shpallte dėshmorė, sepse mund ti shpallte dhe tradhtarė. Flitej pėr njė luftė nacionalēlirimtare me pėrmasa paksa tė ekzagjeruar pėr kushtet e njė vendi tė vogėl, ndoshta qėllimisht pėr tė diskredituar palėn tjetėr, atė tė nacionalistėve. A mund tė na thoni diēka rreth kėsaj ēėshtjeje? Vėrtet shifra ėshtė aq sa ėshtė propaganduar pėr 45 vjet nė Shqipėri?
- Historia shkruhet dhe rishkruhet, se pėrndryshe nuk do kishte mė historianė. Por historia shkruhet nė bazė tė dokumentacionit, pra mė parė botohen veprat, pastaj flitet. Kur flasim pėr Luftėn Nacionalēlirimtare, duhet tė botojmė sa kanė qenė partizanė dhe cilėt kanė qenė, sa kanė qenė dėshmorė dhe cilėt kanė qenė. Thuhet se kanė qenė 70 mijė partizanė, kur u kthyen nė ushtri tė rregullt, pas kongresit tė Pėrmetit, pak para ēlirimit nė territoret e ēliruara, ku tė futeshin nė ushtri pėr tė kontribuar nė fitimin e luftės. Dhe dėshmorėt nuk janė 28 mijė.
- Sipas jush, sa mund tė jenė?
- Po. Kryetari i Komisionit tė Verifikimit, Dashamir Shehi, ka thėnė se kanė qenė vetėm 4200. Problemi ėshtė se kjo shifėr tė thuhet, nuk ka vlerė as kjo qė them unė, problemi ėshtė qė kjo shifėr tė jetė publike dhe tė dihet sa dėshmorė janė. Dėshmorė janė tė gjithė ata qė me armė nė dorė dolėn pėr tė luftuar, sipas mendjen sė tyre, pushtuesit e Shqipėrisė. Shqiptari me tė huajin asnjėherė ska qenė tolerant. Ata tė rinj qė dolėn malit skishin asgjė tė pėrbashkėt me Partinė Komuniste. As nuk i shkoi nė mendje se ēdo tė bėhej mbrapa. Menduan qė tė ikte i huaji, siē ėshtė bėrė ēdo herė nė Shqipėri. Kėto shifra, ashtu si tėrė historia e luftės, siē qe rasti i betejės sė Mushqetasė, qė rezultoi se gjermanėt u thyen atje sepse kolona e tyre u bombardua nga avionėt amerikanė. Dhe ishte Ibrahim Biēaku, kryeministri, qė shpėtoi qytetin e Tiranės dhe rrethinave nga reprezalja e gjermanėve. Pra, janė ngjarje qė duhen tė shkruhen ashtu siē ėshtė e vėrteta. Themi anėn qė ne e gjykojmė negative, por duhet tė themi dhe anėn pozitive. Pra, tė themi se ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė. Ndėrsa nė kėtė rast vihen kufij fiktivė, 28 nėntori i 44-s, kush u vra pėrpara e kush u vra mbrapa, ke qenė me ushtrinė shqiptare nė shėrbim tė italianėve, sepse ajo quhej ushtri shqiptare, ke qenė nė shėrbim tė ushtrisė shqiptare nė ruajtjen e rendit, nė kohėn e pushtimit gjerman, pra tė pranisė gjermane, tė cilėt deklaronin se ne jemi kalimtarė, nuk kemi punė me ju, pra nuk donin tė angazhoheshin nė beteja me shqiptarėt. Thashė se janė tė dobishme tė tėra llojet e materialeve qė shkruhen, tė cilat, si ēdo dokument i nėnshtrohen gjykimit, pra a ėshtė real, ėshtė i besueshėm ose jo i besueshėm etj. Dhe vetėm atėherė mund tė shkruajmė atė qė ėshtė historia e vėrtetė e shqiptarėve, tė cilėt bėnė luftė, u vranė, humbėn jetėn, u dogjėn etj., siē skishte tė tjerė qė nė tė njėjtėn kohė luftonin edhe kundėr komunistėve, sepse i gjykonin po aq tė kėqij sa dhe pala tjetėr dhe tė dėmshėm pėr Shqipėrinė, siē tregoi dhe koha.
- Si i shikoni ju, zoti Meksi, deklaratat e fundit tė kastės sė vjetėr komuniste, por dhe tė ndonjė deputeti tė sė majtės, deklaratat e ditėve tė fundit nė lidhje me kėtė ēėshtje?
- Deklaratat janė nė tė njėjtin mentalitet tė atyre qė i vranė. Nuk ėshtė aspak koherente me kohėn, nė pėrputhje pra me ecurinė e kohės, me ndryshimet qė janė pėsuar, ndryshmin e kritereve, mentalitetin e shqiptarėve, tė cilėt dėshirojnė tė dinė pėrpara, ēfarė ka qenė ky person, ēfarė ka bėrė. Sepse me gjyqin e Nurembergut u vranė 12 gjermanė, po mareshali Peten nuk u vra, qė nė Francė kishte tė njėjtin kontribut qė ka pasur dhe Lef Nosi apo Mustafa Kruja. Qė Peteni i dorėzoi ēifutėt kur kėta nuk i dorėzuan, qė organizoi njė qeveri kundėr rezistencės franceze, jo vetėm asaj komuniste. Pra, kjo sjellje nuk ėshtė e rregullt, nuk ka qenė e justifikuar, ndaj duhet ti nėnshtrohet gjykimit. Por tė pėrsėritėsh sot, pas 18-19 vjetėsh tranzicion, tė mohimit tė paktėn nė dukje tė ideologjisė komuniste, mohimit pėr shkak tė dėshtimit dhe tė pamundėsisė qė tė realizohet ajo, tė thuash tė njėjtat fjalė qė thuheshin gjatė asaj periudhe, nuk mė duket aspak e hijshme, e zgjuar e dobishme pėr Shqipėrinė e sotme. Kjo rinxjerr dhe njė herė nė sipėrfaqe atė luftė, ato aspekte tė luftės civile qė pati ajo kohė, sepse janė dėshmitė e misionarėve nė kohėn e luftės, kjo do tė thotė se kontradiktat qė ka pasur njė pjesė e kohės tė vazhdojmė ti mbartim edhe nė ditėt tona.
- Miratimi i ligjit pėr dėmshpėrblimin e kėsaj klase mund tė konsiderohet njė sukses, por pėr mendimin tuaj mos ishte pak i vonuar?
- Ligji duhej tė pėrmirėsonte legjislacionin e mėparshėm. Nė asnjė vend tė botės ligjet nuk shkruhen nga e para. Ka njė ligj pėr tė pėrndjekurit dhe ky duhej pėrmirėsuar, pėrmirėsim qė natyrisht duhej bėrė menjėherė nga e djathta, sepse rezultoi qė e majta nuk e njeh kėtė fakt dhe nuk dėshiron ta njohė. Ėshtė si nė ato garat sportive ku, meqenėse dikush ėshtė me njė mangėsi, me njė cen, ose tė ketė diēka mangėt, i jepet njė avantazh pėr tė qenė i barabartė me ty, kjo ėshtė edhe arsyeja e shkollimit tė tė pėrndjekurve gjatė viteve 1992-1996, e dhėnies sė banesave, natyrisht aq sa mund tė jepte Shqipėria e sapo dalė nga komunizmi. Sot kėto mundėsi janė mė tė mėdha dhe duhet tė ishin realizuar nė njė kohė mė tė shkurtėr. Ne ende nuk dimė se nė sa vjet, kur, qysh e tek do tė realizohet ky dėmshpėrblim, dhe ajo qė ėshtė mė e ēuditshme pėr mua ėshtė se bėhet me short apo me lista. Tė gjithė kanė tė drejtė pėr tė marrė pjesė tė asaj qė u takon derisa ta marrin tė gjithėn.
- Mos ndoshta njė rishkrim i historisė do tė bllokohej nga kėto deklarata, zoti Meksi?
- Ska tė bėjė, historia shkruhet me penė dhe me letėr. Sot ka letėr tė mirė, ka kompjutera, qė shkruajnė shpejt, mirė e nga kushdo.
- Po nuk rrezikohet qė sa herė ndėrrohen pushtet tė ndryshojė dhe historia?...
- Histori zyrtare ka vetėm nė vendet diktatoriale e komuniste. Nuk ka histori zyrtare nė njė shtet tė lirė. Historia shkruhet dhe kaq. Kėtu ka libra tė llojeve tė ndryshme dhe asnjė nuk quhet histori zyrtare. Mund tė kesh tri histori tė Romės, 20 histori tė mesjetės. Nuk quhet zyrtare asnjėra, nuk ka vulė shtetėrore. Tekstet nė vendet perėndimore janė alternative, dhe tekstet e historisė janė tė ndryshme. Mund tė jenė dy profesorė, njė i majtė dhe njė i djathtė, qė japin tė njėjtėn lėndė nė versione tė ndryshme dhe studentėt janė tė lirė tė zgjedhin se cilin do tė dėgjojnė nga ata, apo ti dėgjojnė tė dy. Sigurisht, dhe institucionet shkencore mundohen tė shkruajnė, por mė shumė merren me dokumentacionin dhe me atė pjesė tė historisė ku shprehen dhe opinionet e kundėrta. Ose ato opinione, nuk them zyrtare, por qė kanė zėnė vend dhe janė pranuar nga shumica, duke treguar se cilat janė opinionet e kundėrta. Kėtu te ne ka histori zyrtare, qė i bėjnė ata qė lėshojnė kėto deklarata, qė i bėnė dhe dje nė njė pjesė tė mirė rasteve...
- Tu kthehemi pak viteve 19921996, kur Shqipėria tentoi tė dėnonte krimet e komunizmit. Mendoni se nė atė kohė dėnimet qė u dhanė pėr njė pjesė tė kastės sė kuqe duhej tė ishin mė tė rrepta?
- Dėnimet janė rezultat i njė ankimi individual. Tė tilla pati shumė pak. Paditėse nė kėtė rast qe pala shtetit pėr dėnimin e gjenocidit. Nuk ėshtė aspak e drejtė ajo qė shohim tė thuhet nėpėr gazeta se u dėnuan pėr kafe. Ata u dėnuan pėr gjenocid, si bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit dhe anėtarė tė KQ dhe nė vitin 1997 ata dolėn e morėn dėmshpėrblim. Sepse ishin ata qė u kthyen nė pushtet nė vitin 1997, diktatura e proletariatit, dhuna komuniste u gjykuan si njė proces normal. Nuk u tha asnjėherė hajt ti shohim njė herė kėto procese, pavarėsisht se dėnimet nuk rishihen, por hajt ti shohim dhe njė herė ata gjyqtarė qė i dėnuan.
- Pra, ju thoni se drejtėsia duhet tė riveprojė?
- Ka forma tė gjykimit qė tė dėnojnė veprimtarinė e komunistėve. Ndoshta, siē nuk mund ta dijė shumica e atyre qė shkruajnė sot, qė mė 1992 ndaluam propagandėn komuniste. Ka dhe persona qė kanė hyrė nė burg sepse mbronin figura kriminale komuniste, ashtu siē nuk dinė qė lustracioni ka qenė nė veprim qė nga viti 1992 e deri nė vitin 1996. Nė vitin 1995 u bė si ligj, por qė nė vitin 1992 njerėz tė kėtij lloji largoheshin nga administrata.
- Pra, ligji i lustracionit do mė shumė vullnet politik?
- Ėshtė njė ligj qė ka vepruar ėshtė nė tė gjithė vendet ish-komuniste. Nė Gjermani, nė rast se ke qenė punonjės i STAS-it apo bashkėpunėtor i tij, nuk mund tė punosh nėpėr zyra ku ka materiale tepėr sekrete, sekrete dhe pėr pėrdorim tė brendshėm e nė mjaft punė tė tjera. Nuk ke tė drejtė tė gėzosh pension suplementar, sipas statusit qė morėn mė vonė ushtarakėt te ne. Sepse kėtu kjo gjė po ndodh dhe nuk thotė asnjė fjalė askush nga ata qė e quajnė veten tė djathtė.
|
|
|
|
|
 |
|
|
 |
 |
LAJMET E FUNDIT |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
|
 |
|