E PERDITSHME SHQIPTARE, BOTIM I METROPOL GROUP  Kryeredaktor Brahim Shima
KURSI I KEMBIMIT
7 Shtator
    BLEJ SHES
USD 106.21 106.8
EURO 136.71 137.38
GBP 162.42 164.38
CHF 104.04 105.29
Mendoni se duhet te ndryshoj kushtetuta?
Po?
Jo?
Ndoshta?
 
 PRINT   KOMENTO 
“Zgjidhja e krizės, kėrkesat e Ramės antikushtetuese”
ALBANA LIKA
08/02/2010  Zv/kryeministri Meta komenton deklaratat e liderit tė PS-sė

Kreu i selisė rozė nuk heq dorė nga hapja e kutive dhe protestat

Antikushtetuese dhe njė pėrkthim tė keq tė rekomandimeve ndėrkombėtare i ka cilėsuar numri dy i Qeverisė, njėkohėsisht ministėr i Jashtėm, Ilir Meta lidhur me kėrkesat e PS-sė pėr hapjen e kutive. Gjatė njė prononcimi pėr mediat, ai ka deklaruar se pavarėsisht se Shqipėria ka institucione tė qėndrueshme, tė cilat nuk funksionojnė nė mėnyrė perfekte, qė tė gjithė duhet tė respektojnė rregullat e lojės tė pėrcaktuara nga kuadri kushtetues i vendit dhe logjika demokratike. “Kushdo qytetar ka tė drejtė tė shprehė mendimet e tij, por edhe ka tė drejtė tė shikojė ėndrra me sy hapur. Absolutisht qė cilido qė del jashtė realitetit, jashtė normalitetit dhe jashtė logjikės demokratike, dhe njėkohėsisht qė i lexon sė mbrapshti mesazhet e qytetarėve shqiptarė dhe tė komunitetit ndėrkombėtar, veēse vetėdėmtohet, por kurrsesi nuk i ndal dot proceset demokratizuese, europianizuese dhe integruese tė Shqipėrisė nė realizmin e mėtejshėm tė aspiratave tė tyre”, tha zėvendėskryeministri. Duke e cilėsuar fatkeq kreun e PS-sė Edi Ramėn, qė sipas Metės del nga realiteti, ai theksoi mesazhin e tij dhe tė Qeverisė qė ai pėrfaqėson. “Mesazhi ynė mbetet gjithmonė, gjithėpėrfshirja duke respektuar rregullat e lojės demokratike, duke respektuar kuadrin kushtetues dhe institucional tė vendit dhe njėkohėsisht duke zhvilluar njė dialog, i cili ka nė themelet e tij interesat mė tė mira pėr vendin dhe pėr gjithė qytetarėt shqiptarė”, vijoi ai. Nė interes tė medias mbi suksesin e tryezės qė do tė drejtohet nga Presidenti i Republikės, ai shmangu komentet ndaj kėtij tė fundit, por ritheksoi vullnetin e Kryeministrit Berisha pėr tė ofruar garanci demokratike pėr opozitėn. “Shpreh bindjen time personale qė mazhoranca ėshtė plotėsisht e vullnetshme pėr t’i qėndruar me seriozitet tė gjitha pikave tė rezolutės sė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės dhe njėkohėsisht ėshtė absolutisht shumė e qetė pėr tė vazhduar programin e saj tė reformave, i cili nuk mund tė ndalet nga asgjė, por qė ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse nė radhė tė parė absolutisht u shėrben interesave tė gjithė qytetarėve shqiptarė”, deklaroi ai. Nė kėtė kontekst, numri njė i diplomacisė shqiptare u shpreh optimist pėr ecurinė e procesit tė liberalizimit tė vizave. Pėr kėtė, ai njoftoi se po punohet me intensitet pėr tė pėrmbyllur gjithė procesin e pyetėsorit dhe mė pas pėr tė ecur edhe drejt statusit tė vendit kandidat. “Proceset do tė ecin pėrpara, asgjė nuk i ndalon dot”, nėnvizoi Meta. Ai i dha fund edhe ndonjė hamendėsimi mbi mundėsinė e krijimit tė njė grupi parlamentar, nė pėrbėrje tė tė cilit do tė pėrfshiheshin deputetėt e LSI-sė dhe deputetėt e Lėvizjes pėr Mendimin Ndryshe nė PS. “LSI-ja nuk ka qėllim tė shtojė grupin e saj parlamentar me manovra tė cilat nuk janė aspak tė preferuara nga ana e jonė. Ne kemi njė marrėveshje me PD-nė dhe jemi tė bindur se kjo Qeveri do tė pėrmbushė tė gjitha angazhimet e saj deri mė 28 qershor tė vitit 2013”, pėrfundoi numri dy i ekzekutivit.



LAJMET E FUNDIT
23 Korrik, 14:25
PS riakuzon Priftin, kerkon mos shitjene fushes se aviacionit


23 Korrik, 13:35
Berisha pershendet pavaresine


23 Korrik, 13:30
PS: Qeveria po thellon krizen


23 Korrik, 13:20
Rrezohet kerkesa e Pinarit e Delijorgjit per daljen nga burgu


23 Korrik, 13:04
Rama: Dhuroj gjak, ska mundesi te pi droge


22 Korrik, 23:10
Kuvendi voton ligjin e pronave dhe arsimit


22 Korrik, 17:04
Gjykata Nderkombetare: KOsova ka te drejte te jete i pavarur


22 Korrik, 15:35
Parlamenti shqiptar diskuton ligjin mbi SHISH


22 Korrik, 15:32
Gjykata nderkombetare vendim mbi Kosoven


21 Korrik, 21:40
Hidhet nga ura 20 vjecarja


21 Korrik, 1:04
Kruje, vdesin dy motoriste


21 Korrik, 19:35
Mbyllet takimi Ruci -Patozi


21 Korrik, 18:40
Nisin bisedimet pet hetimin e zgjedhjeve


21 Korrik, 12:35
Bashkia padi Dritan Priftin, shpifi ne akuzen per droge ndaj Rames


21 Korrik, 12:00
Berisha semure, shtyhet mbledhja e Qeverise


Gazeta Shqiptare
vitrinat
albaniaonline
Albanian Books
La Repubblica
Corriere della Sera
Mergimtari
Alb-Shkenca
BBC Albania
VOA News
Babel
Ministria e Arsimit
TanPortal
Trepēa
Green Card Llotary
 © 2004 METROPOL GROUP  Te gjitha te drejtat e rezervuara. Powered by WebPhotoPro