 |
|
|
|
 |
|
|
 |
 |
|
KURSI I KEMBIMIT |
|
7 Shtator |
|
|
|
BLEJ |
SHES |
 |
 |
 |
USD |
106.21 |
106.8 |
 |
 |
 |
EURO |
136.71 |
137.38 |
 |
 |
 |
GBP |
162.42 |
164.38 |
 |
 |
 |
CHF |
104.04 |
105.29 |
|
 |
|
|
 |
|
| |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|
 |
| Shtetet e Bashkuara tė kujt? |
|
|
08/02/2010 Pėrse Kina nuk ėshtė mė e interesuar tė ndjekė udhėheqjen e Amerikės
Sun Zhe, drejtor i Qendrės sė Marrėdhėnieve Kinė-SHBA e krahason Kinėn me yllin kinez tė basketbollit, Yao Ming, nė moshėn 17-vjeēare me trupin qė tashmė i ishte rritur, por ai sapo kish hyrė nė NBA, sapo kish nisur tė luante me top. Ashpėrsia e Pekinit mund tė jetė njė krekosje prej adoleshenti tė papjekur, ose njė shenjė e kohėrave tė vėshtira qė po vijnė
Vėzhguesit e Amerikės nė Kinė kanė hyrė nė kohė jo tė mira. Nė ditėt e lavdishme tė profesionit tė tyre, nė vitet 80 dhe 90, ata kishin mundėsi tė kalonin vite nė Shtetet e Bashkuara pėr tė mėsuar mė shumė pėr kėtė vend, dhe si Pekini, ashtu dhe Uashingtoni mezi prisnin qė ata tė ktheheshin nė shtėpi pėr tė raportuar se ēfarė kishin zbuluar nė Botėn e Re. Liderėt kinezė po pėrpiqeshin tė integronin vendin e tyre tė madh nė njė sistem botėror tė dominuar nga Amerika, dhe ata kishin veēanėrisht interes tė dinin se si e shihte Uashingtoni vendin e tyre. Por tani, fondet e SHBA-sė pėr punė nė terren nė tė gjithė shtetin kanė shteruar, dhe Pekini shfaq shumė pak interes ndaj SHBA, pėrveēse kur ankohet, kėrcėnon apo refuzon tė punojė sė bashku pėr problemet globale.
Shpėrthimi mė i fundit erdhi si njė reagim ndaj njė lajmi qė doli prej Shtėpisė sė Bardhė se Presidenti Obama vazhdon tė presė tė takohet me liderin e Tibetit, Dalai Lama, javėn qė vjen. Zyrtarėt kinezė ishin tashmė tė xhindosur nga planet e SHBA pėr ti shitur Tajvanit 6.4 miliardė dollarė nė helikopterė Blackhawk, raketa tė tipit Patriot si dhe pajisje tė tjera ushtarake. Pekini pezulloi shkėmbimet ushtarake, dhe pėr herė tė parė urdhėroi publikisht sanksione kundėr prodhuesve amerikanė tė armėve nė vend qė thjeshtė ti bojkotonte nė heshtje ata. Dhe kjo ėshtė nė majė tė shuplakave tė tjera qė i ka dhėnė Uashingtonit, qė nisin qė me kritikat publike tė Kryeministrit Jiabao ndaj ekonomisė sė SHBA-sė nė Davos, njė vit mė parė.
Shtypi kinez thotė se gjėrat kanė ndryshuar. TheGlobal Times, njė suplement i Gazeta e popullit qė shpesh herė kritikon perėndimin, mendon se ndryshimi ka ardhur pėr dy faktorė: I pari ėshtė opinioni publik kinez qė ka ndryshuar, tė cilit kohė mė parė i erdhi nė majė tė hundės me lojėrat e Amerikės... i dyti ėshtė rritja e fuqisė sė Kinės. Kėto zėra mund tu sugjerojnė perėndimorėve se tashmė Kinės i ka hipur nė kokė pėr staturėn e saj tė re ndėrkombėtare. Por, ajo qė i nxit nė tė vėrtetė liderėt e kėtij vendi ėshtė njė emocion krejt tjetėr: pasiguri e thellė.
Nuk ėshtė puna se liderėve kinezė nuk u intereson mė se ēfarė mendojnė amerikanėt. Ata thjeshtė janė tashmė shumė mė tė shqetėsuar se ēfarė mendojnė kinezėt e zakonshėm. Rritja e mirėqenies dhe komunikimit me botėn e jashtme e kanė bėrė shumė mė tė vėshtirė kontrollimin e mė shumė se 1.3 miliardė banorėve tė vendit. Tashmė ėshtė njė ēėshtje mbijetese pėr shefat e partisė, nėse mbajnė njė sy mbyllur ndaj opinionit publik. Qeveria e sotme duhet tė reagojė mė shumė ndaj rritjes sė nacionalizmit mes popullit tė vet, thotė dekani i Shkollės pėr Studime Ndėrkombėtare nė Universitetin e Pekinit, Uang Jisi. I pranuar gjerėsisht si kryeeksperti i Kinės pėr marrėdhėniet me SHBA, ai hedh poshtė idenė se Amerika nuk ka mė rėndėsi. Kėto kohė, unė po studioj Kinėn mė shumė nga sa po studioj Shtetet e Bashkuara, thotė ai.
Stafet e udhėheqėsve tė lartė tashmė shpenzojnė mė shumė kohė dhe burime pėr tė monitoruar opinionin publik. Ata paguajnė pėr sondazhe realė dhe madje caktojnė edhe studiues e kėrkues tė maskuar qė tė zbulojnė se ēfarė mendojnė vėrtetė kinezėt e zakonshėm. Burimi numėr 1 i informacionit pėr ta ėshtė interneti: komentet nė internet konsiderohen pėrgjithėsisht si njė matės i mirė i ndjenjave dhe mendimeve tė shtresave. Opinioni publik ėshtė pėrgjithėsisht mendimet e pėrdoruesve tė internetit, thotė Jin Canrong, zėvendėsdekan i institutit pėr studime ndėrkombėtare nė Universitetin e Renmin. Kina ka 384 milionė pėrdorues tė internetit 150 milionė mė shumė se Amerika dhe udhėheqėsit e qeverisė i kushtojnė vėmendje tė madhe se ēfarė thonė shumica nė momente vendimmarrjeje.
Ėshtė njė mendim i frikshėm. Komuniteti kinez nė internet ka tendencėn tė jetė urban, i ri dhe mashkullor, pikėrisht njerėzit qė janė tė prirur tė mbushin me fjalime shoviniste hapėsirėn e tyre nė internet dhe tė qortojnė ēdo shenjė dobėsie nė regjim. Edhe kėshtu, Pekini nuk gabohet qė shqetėsohet pėr atė ēfarė ata mendojnė: ata janė gjithashtu njerėzit qė ka mė shumė gjasa tė shkaktojnė telashe nė rrugė.
Rreziku ėshtė se regjimi mund tė humbasė pamjen qė i tregon se sa shumė antipati po krijojnė veprimet e tij jashtė vendit. Sigurisht, shtetet e tjerė shohin me zili se si Kina ėshtė ringritur nga recesioni global, duke pasur njė rritje 10.7 pėr qind nė tremujorin e fundit tė vitit 2009. Por kjo vetėm ka rritur kėrkesat pėr Pekinin qė tė luajė njė rol shumė mė konstruktiv nė skenėn ndėrkombėtare. Nė vend tė kėsaj, Kina duket e vetmja mes fuqive tė mėdha qė kundėrshton sanksione tė reja kundėr Iranit. Gjatė samitit tė bisedimeve tė paqes nė Kopenhagė, delegacioni kinez u kritikua shumė se po luante njė rol aspak ndihmės, duke mos e pėrfillur madje fare Obamėn nė njė pikė, njė lėvizje kjo aspak diplomatike. Dhe Pekini vazhdon tu rezistojė thirrjeve pėr tė rivlerėsuar monedhėn e vet, njė problem i mprehtė politik ky teksa numri i atyre qė humbasin punėn vazhdon tė rritet nė perėndim.
Ėshtė e qartė se kurrė mė parė nuk ka pasur mė shumė nevojė pėr mirėkuptim mes Pekinit dhe Uashingtonit. Por Amerika mban njė pjesė tė fajit pėr shkėputjen qė po zgjerohet. Bumi i vizitave tė ekspertėve kinezė mbi Amerikėn u sponsorizua kryesisht nga grante dhe bursa prej SHBA-sė. Amerikanėt donin qė kinezėt tė vinin e tė shihnin fuqinė e demokracisė. Disa amerikanė ishin goxha begenisės, kujton Uang. Ata tė thoshin: ju nuk dini shumė pėr SHBA. Ejani dhe mėsoni prej nesh. Ai dhe mijėra studentė tė tjerė kinezė e pritėn me kėnaqėsi ftesėn. Por ai idealizėm nė lidhje me Shtetet e Bashkuara ėshtė zbehur dhe ndėrkohė, interesi i tė gjithėve pėr Kinėn po rritet, thotė Uang. Tani, shton ai, ėshtė mė e lehtė tė gjesh sponsorė pėr kėrkime nė provincėn e pashtruar Xinjiang, se sa tė sigurosh financime nga SHBA-ja pėr tė studiuar Oklahomėn dhe ēfarė ndodh atje gjatė zgjedhjeve.
Ndėrkohė qė kėrkimet vazhdojnė, disa nė terren shqetėsohen se fokusi ėshtė fragmentuar shumė. Pėr tė justifikuar punėn e tyre, shumė studiues po merren me tema qė ndikojnė qartė nė interesat kineze, si ekonomia ndėrkombėtare, problemet e ndryshimit tė klimės, apo energjia. Mund tė ketė mė pak kuptim tė dinamikave tė rėndėsishme brenda shoqėrisė sė SHBA nėse kėto nuk kanė ndikim direkt nė marrėdhėniet dypalėshe, paralajmėron Uang. Ai kujton irritimin e tij gjatė fushatės presidenciale nė Amerikė nė vitin 2008, kur ai parashikoi se Barak Obama do tė fitonte. Disa intelektualė kinezė nuk besonin. Njėri mė tha nė asnjė mėnyrė! Si mund tė fitojė njė zezak? Jisi, po tregohesh jorealist, thotė Uang. Skepticizmi vazhdoi nė disa qarqe tė lartė edhe pasi Obama fitoi. Njerėzit nisėn tė parashikojnė vrasjen e tij. Unė u pėrgjigjesha: po, po, kėshtu do tė vritej edhe Bushi pas zgjedhjes sė tij. Nuk qenka habi pra qė Pekini nuk e ka trajtuar Obamėn me nderimin qė e kanė trajtuar fansat e tij pėrreth botės.
Njė pjesė e arrogancės sė re tė Pekinit mund tė jetė instiktive, herėn e fundit qė u ndie nė qendėr tė botės, nė kohėn e dinastisė Ming, fokusi i tij u kthye shumė shpejt pėrbrenda. Por ekspertėt e vjetėr kinezė tė Amerikės thonė se ėshtė shumė herėt tė harrohet Amerika. Nėse SHBA ėshtė me fat dhe Kina bėn gabime, atėherė SHBA mund tė qėndrojė nė majė, thotė Yan Xuetong, kreu i Institutit pėr Studime Ndėrkombėtare nė Universitetin e Tsinghua. Sun Zhe, drejtor i Qendrės sė Marrėdhėnieve Kinė-SHBA, e krahason Kinėn me yllin kinez tė basketbollit, Yao Ming, nė moshėn 17-vjeēare me trupin qė tashmė i ishte rritur, por ai sapo kish hyrė nė NBA, sapo kish nisur tė luante me top. Ashpėrsia e Pekinit mund tė jetė njė krekosje prej adoleshenti tė papjekur, ose njė shenjė e kohėrave tė vėshtira qė po vijnė.
|
|
|
|
|
 |
|
|
 |
 |
LAJMET E FUNDIT |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
|
 |
|