 |
|
|
|
 |
|
|
 |
 |
|
KURSI I KEMBIMIT |
|
7 Shtator |
|
|
|
BLEJ |
SHES |
 |
 |
 |
USD |
106.21 |
106.8 |
 |
 |
 |
EURO |
136.71 |
137.38 |
 |
 |
 |
GBP |
162.42 |
164.38 |
 |
 |
 |
CHF |
104.04 |
105.29 |
|
 |
|
|
 |
|
| |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|
 |
| Eurozona nuk do tė dėshtojė |
|
|
08/02/2010 Pėrse kriza vetėm sa do ta bėjė mė tė fortė
Zgjidhja e kėtyre problemeve mund tė sjellė forcimin e Evropės si institucion politik. Ashtu si Depresioni i Madh detyroi SHBA-nė qė tė imponojė njė federalizėm mė tė fortė, kriza ekonomike e sotme me shumė gjasa do tė detyrojė Evropėn qė tė bėhet njė union mė i bashkuar. Tashmė qė javėn e kaluar, Komisioni Evropian nisi tė kėrkojė reforma pėr Greqinė. Qė nga dera e pasme e njė krize ekonomike, Eurozona mund tė pėrftojė atė lloj udhėheqjeje ekonomike
Spekulantėt kanė nisur tė vėnė baste pėr njė largim tė hershėm nga Eurozona tė Greqisė, njė shtet politikisht i korruptuar qė pėrbėn rast studimor mė vete, i cili prej kohėsh i ka manipuluar dhe sajuar shifrat e borxhit qeveritar dhe tashmė pėrballet me vite stanjacion, nė mos deflacion dhe depresion, teksa pėrpiqet tė ulė deficitet publike dhe tė ulė pagat nė njė pėrpjekje pėr tė rifituar konkurrueshmėrinė. Nė njė dokument konfidencial, pjesė e tė cilit u bė publik muajin qė kaloi, Komisioni Evropian paralajmėroi se ekuilibrat mes shteteve mė tė fuqishėm dhe mė tė dobėt tė Eurozonės rrezikojnė vetė ekzistencėn e euros.
Gabohen. Monedhat e pėrbashkėta nuk pėsojnė kolaps pėr arsye se pjesėtarėt mė tė dobėt largohen. Nėse Greqia do tė fillonte tė printonte dhrahmi tė reja, ata do tė binin menjėherė nė vlerė kundrejt euros. Njė dhrahmi super e dobėt do tė bėnte verėrat e Greqisė dhe pushimet shumė tė lira pėr tė huajt, por ky lloj pėrfitimi sa i pėrket konkurrueshmėrisė sė Greqisė do tė anulohej menjėherė pėr shkak tė falimentimeve tė bankave dhe inflacionit tė papėrmbajtshėm, si dhe barra pėr tė shlyer borxhet e marra dikur me euro me njė monedhė tė re dhe tė zhvlerėsuar. Edhe nėse klasa politike greke vendos ta ndėrmarrė kėtė risk, jo diēka e pamendueshme, pėrderisa mund tė jetė njė mėnyrė pėr tua vėnė fajin tė huajve, kjo nuk do ta shpėrbėnte Eurozonėn. Euro vėshtirė se do tė ishte mė pak e qėndrueshme pa Greqinė, madje edhe pa Spanjėn apo Portugalinė (sė bashku, tė tre kėta shtete pėrbėjnė vetėm 18 pėr qind tė GDP-sė sė Eurozonės). Pėrkundrazi, njė euro e pėrqendruar nė Gjermani, Francė dhe disa ekonomi tė tjera pėr tė pėrparuara tė Evropės Qendrore si Polonia do ta bėnin unionin mė tė fuqishėm dhe jo mė tė dobėt.
Eurozona do tė shpėrbėhej jo nė qoftė se largohen anėtarėt mė tė dobėt, por nėse ata mė tė fortėt nuk shohin mė dobi nga marrėveshja. Sot, ky gur themeli ėshtė Gjermania. Ekonomia mė e madhe e Evropės ka dalė nga kriza me financa publike tė lėnduara, por krahasueshmėrisht tė shėndetshme si dhe njė model ekonomik qė nuk vihet asnjė cikė nė dyshim nga gjermanėt. Me klasėn politike gjermane kaq shumė tė investuar nė monedhėn e pėrbashkėt, dhe kompanitė gjermane qė dominojnė Evropėn mė shumė se kurrė, njė skenar i tillė nuk tingėllon aspak realist.
Pėrkundrazi, Gjermania po punon fort pėr tė imponuar disiplinėn e vet monetare dhe fiskale nė pjesėn tjetėr tė Evropės. Nė vend, ajo ka tashmė njė amendim tė ri kushtetues qė ndalon deficitet duke nisur nga viti 2016. Kancelarja Anxhela Merkel vendosi veton pėr paketat e shpėtimit tė BE-sė pėr ekonomitė mė tė dobėta, duke detyruar vende si Letonia dhe Hungaria qė tė kėrkojnė dashurinė e ashpėr tė FMN-sė. Banka Qendrore Evropiane me qendėr nė Frankfurt, ndryshe nga Federal Rezervė nė Amerikė ka njė mandat tė fortė tė luftimit tė inflacionit dhe kėsaj banke nuk i lejohet qė tė pėrdorė politikė monetare pėr tė dhėnė shtysė ekonomisė. Ajo ka hedhur shumė mė pak para nė ekonominė e BE-sė nga sa ka bėrė FED nė SHBA, qoftė edhe duke bartur koston e lejimit tė fuqizimit tė euros kundrejt dollarit me 20% qė nga fillimi i krizės. Kreu i Bankės Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, i ka thėnė Greqisė se duhet tė reformohet vetė, dhe mohoi qė do tė ketė njė paketė shpėtimi. Tashmė Merkel po pėrpiqet qė tė vendosė kreun e Bundesbankut gjerman, Axel Weber, qė tė pasojė Trichet kur mandati i tij tė pėrfundojė vitin tjetėr, pėr tu siguruar qė Banka Qendrore Evropiane nuk do tė zbusė kursin e saj.
Teksa fokusi i krizės ekonomike zhvendoset nga sektori financiar nė atė publik, do tė ketė mė shumė rrisqe dhe dhimbje. Nė Letoni, monedha e tė cilės ėshtė zhvlerėsuar shumė kundrejt euros, ulja e shpenzimeve publike e ka pėrshpejtuar rrugėn e vendit drejt depresionit; GDP ka rėnė me 24% gjatė dy viteve tė fundit. Irlanda, qė po pėrpiqet tė ulė deficitin pėrmes uljeve nė pagat e nėpunėsve civilė ka parė GDP tė bjerė me mė shumė se 8 pėr qind nė po tė njėjtėn periudhė. Ndėrsa nė Greqi, javėn qė kaloi fermerėt dolėn nė protesta kundėr planeve pėr njė ngrirje tė subvencioneve pėr ta.
Nuk ėshtė aksident qė vendet me probleme deficiti dhe flluskash kanė humbur edhe konkurrueshmėrinė e forcės punėtore, sidomos brenda Eurozonės. Irlanda, Spanja dhe Greqia kanė lėnė pagat e tyre tė rriten me 20 pėr qind mė shpejt se sa Gjermania, qė nga futja e euros. Me Gjermaninė qė ėshtė tashmė shumė mė konkurruese, ajo ka grumbulluar teprica tregtare tė ngjashme me tė Kinės me pjesėtarėt mė tė dobėt tė Eurozonės. Pa valvulėn e sigurisė qė tė ofron monedha, tashmė kėtyre shteteve u duhet tė bėjnė ulje tė mėdha tė pagave, bashkė me reforma shumė rigoroze tė tregjeve tė produkteve dhe tė punės qė ndihmojnė pėr tė rritur prodhueshmėrinė.
Zgjidhja e kėtyre problemeve mund tė sjellė forcimin e Evropės si institucion politik. Ashtu si Depresioni i Madh detyroi SHBA-nė qė tė imponojė njė federalizėm mė tė fortė, kriza ekonomike e sotme me shumė gjasa do tė detyrojė Evropėn qė tė bėhet njė union mė i bashkuar. Tashmė qė javėn e kaluar, Komisioni Evropian nisi tė kėrkojė reforma pėr Greqinė. Qė nga dera e pasme e njė krize ekonomike, Eurozona mund tė pėrfitojė atė lloj udhėheqjeje ekonomike qė skeptikėt gjithmonė kanė paralajmėruar se ishte e domosdoshme pėr njė union monedhe qė tė funksionojė. Nė fund tė tunelit mund tė jetė njė Evropė mė e integruar, ekonomi problematike tė reformuara dhe sė fundi njė Evropė mė konkurruese.
|
|
|
|
|
 |
|
|
 |
 |
LAJMET E FUNDIT |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
|
 |
|