E PERDITSHME SHQIPTARE, BOTIM I METROPOL GROUP  Kryeredaktor Brahim Shima
KURSI I KEMBIMIT
19 Gusht
    BLEJ SHES
USD 105.81 106.6
EURO 135.81 136.39
GBP 163.89 165.87
CHF 100.97 102.19
Mendoni se duhet te ndryshoj kushtetuta?
Po?
Jo?
Ndoshta?
 
 PRINT   KOMENTO 
Ministrat e Ballkanit: Shqipėrisė e Bosnjės t’i hiqen vizat me BE
ELTON QYNO
07/03/2010  Kėrkohet pėrshpejtimi i procedurave nga Brukseli. Kėrkesa do tė dėrgohet nė Belgjikė

Shtatė ministrat e Brendshėm tė Ballkanit Perėndimor i kanė kėrkuar njė zėri Bashkimit Evropian qė tė pėrshpejtojė procedurat e liberalizimit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjė Hercegovinėn. Thirrja ėshtė bėrė gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr sigurinė e kufijve, ku ministrat pohuan se Brukseli duhet tė pranojė progresin e arritur nga kėto dy vende dhe tė garantojė lėvizjen e qytetarėve nė zonėn Shengen. “Duke pranuar pėrparimin dhe rezultatet konkrete qė ky pėrparim dhe reformat japin pėr qytetarėt tanė, ministrat e Brendshėm i bėjnė thirrje BE-sė tė pėrshpejtojė vendimmarrjen pėr tė garantuar regjimin e lėvizjes sė lirė, Shqipėrisė dhe Bosnjė Hercegovinės, duke njohur progresin qė kėto dy vende kanė bėrė nė pėrmbushjen e plotė tė kritereve pėr tė pėrfituar liberalizimin e vizave”,-theksoi ministri i Brendshėm, Lulzim Basha. Mėsohet se aktualisht si pėr Shqipėrinė, ashtu edhe pėr Bosnjėn kanė pėrfunduar inspektimet e ekspertėve evropianė, tė cilėt pak kohė mė parė kanė vėnė re pėrmbushjen e detyrimeve qė rrjedhin nga udhėrrėfyesi. Mbi bazėn e kėtij inspektimi, brenda muajit prill pritet qė Komisioni Evropian tė bėjė njė raport vlerėsimi nė bazė tė sė cilit do tė varet edhe vendimi qė vendet anėtare tė Bashkimit Evropian do tė duhet tė marrin pėr Shqipėrinė e Bosnjės. Deri mė tani kėto dy vende kanė mbetur jashtė liberalizimit tė vizave, pasi tre shtetet e Ballkanit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia fituan tė drejtėn e lėvizjes sė lirė qė prej muajit dhjetor tė vitit tė kaluar. Ndėrkohė pėr sa i pėrket vėshtirėsive aktuale tė lėvizjes sė lirė nė rajonin tonė, ku qytetarėt duhet t’u nėnshtrohen kontrolleve tė shumta kufitare, ministri Basha u propozoi vendeve tė rajonit tė shqyrtojnė mundėsinė e krijimit tė njė “Schengeni ballkanik” pėr tė nxitur shkėmbimin mė intensiv tė mallrave, kapitaleve dhe ideve. Marrėveshja e pėrbashkėt u firmos nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipėria.

Sistemi TIMS

Nė ditėn e dytė tė Konferencės sė 7-tė Ministrore mbi Bashkėpunimin nė Fushėn e Sigurisė nė Evropėn Juglindore, ministrat dhe pėrfaqėsuesit e vendeve pjesėmarrėse i dhanė mė shumė rėndėsi sigurisė sė dokumenteve tė identitetit dhe arritjeve nė luftėn kundėr kriminalitetit tė organizuar. Nisur nga kjo ministri Basha evidentoi arritjet kryesore tė Shqipėrisė nė fushėn e sigurisė sė kufijve dhe reformat e ndėrmarra nė kėtė drejtim. Basha pėrmendi si arritje shtrirjen dhe funksionimin e sistemit TIMS nė tė gjitha shėrbimet e policisė kufitare dhe integrimin e kėtij sistemi me sistemet e tjera tė huaja. Pėr sa i pėrket bashkėpunimit me vendet fqinje, ministri Basha vlerėsoi efektivitetin e shėrbimeve tė policisė kufitare, tė cilat kanė demonstruar me rezultate konkrete se mund tė punojnė shumė mirė sė bashku. “Sot mesazhi ynė ėshtė se me tė vėrtetė krimi ėshtė transnacional, nuk njeh kufi, shtetėsi apo kombėsi, nuk ka pasaportė, por kufiri i pathyeshėm pėr ta ėshtė vendosmėria jonė pėr t’u pėrballur dhe pėr tė fituar ēdo betejė, kundėr ēdo fenomeni kriminal”,-pohoi ministri Basha.

Basha pėrgėnjeshtron Ruēin

Gjatė konferencės ministri Lulzim Basha ėshtė shprehur edhe nė lidhje me sigurinė e kartave tė identitetit, ku ka hedhur poshtė dyshimet pėr parregullsi duke deklaruar se ato janė tė sigurta. “Kartat e identitetit lėshohen sipas njė sistemi 100 pėr qind tė sigurt. Nėse ekzistojnė karta tė falsifikuara, atėherė do tė jenė objekt i ndjekjes penale nga institucionet kompetente tė kėtij shteti”,- u shpreh Basha. Ndėrkohė dy ditė mė parė deputeti i Partisė Socialiste, Gramos Ruēi, publikoi nė Parlament disa raste ku qytetarė tė ndryshėm kishin arritur tė falsifikonin kartat e identitetit mė shumė se njė herė. Nisur nga ky konstatim Ruēi shkoi edhe mė tej duke pohuar se nėpėrmjet kėtyre kartave ėshtė bėrė edhe manipulimi i rezultatit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.

U dėnua me 13 vjet burg, se qėlloi me thikė Anesti Koraqin

Vrau nė ‘03, Interpoli sjell me pranga nga Finlanda vlonjatin Robert Maskaj

- 13 burg pėr vrasje. Emri i personit tė ekstraduar ėshtė Robert Maskaj 33 vjeē nga qyteti i Vlorės. Ai ėshtė akuzuar nga Prokuroria se nė vitin 2003 Maskaj ka goditur me armė tė ftohtė (thikė) shtetasin shqiptar Anesti Koraqi, i cili ka gjetur vdekjen nė spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur si pasojė e njė konflikti rastėsor, tė krijuar pėr shkak tė bllokimit tė rrugės nga ana e viktimės Anesti Koraqi, i cili ka qenė duke drejtuar automjetin e tij. Shtetasi Koraqi ėshtė dėrguar menjėherė nė spital ku si pasojė e plagėve tė marra ka vdekur pas njė ore. Lidhur me kėtė ēėshtje mė 9 maj 2005 gjykata e Vlorės e ka dėnuar Robert Maskajn me 13 heqje lirie pėr veprėn penale tė “vrasjes me dashje”. Gjykimi i tij ėshtė kryer nė mungesė, pasi fill pas kryerjes sė krimit autori ėshtė larguar duke mos u arrestuar nga policia. Ndalimi i tij ėshtė bėrė mė 10 nėntor 2008 nė Helsinki nga agjentėt e Interpolit, tė cilėt mundėsuan edhe ekstradimin e tij nga Finlanda. E. Qyno

Prokuroria merr tė pandehur Roland Malokun. Ngjarja nė Lezhė

S’pranoi t’i dorėzojė 2 mijė euro kushėririt, kanoset duke u kėrcėnuar me jetėn e vajzės

Prokuroria pėr Krime tė Rėnda ka pėrfunduar hetimet ndaj shtetasit Roland Marku, i cili mė 26 nėntor 2009 ka kanosur kushėririn e tij, me qėllim marrjen e 2 mijė eurove. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Kune tė Lezhės, ku i pandehuri rreth orės 15:00 ka shkuar nė banesėn e tė afėrmit tė tij Pal Marku, duke i kėrkuar kėtij tė fundit njė shumė prej dy mijė eurove. Gjatė kohės qė i kėrkonte shumėn e parave i pandehuri ka ngritur zėrin dhe ka filluar tė kėrcėnojė shtetasin Marku, i cili nuk ka pranuar t’i japė shumėn e parave tė kėrkuara. Nė shtėpinė e shtetasit Pal Marku kanė qenė tė pranishėm familjaret e tij. Gjatė bisedės qė ka pasur me kryefamiljarin, i pandehuri e ka kėrcėnuar kėtė tė fundit qė nėse ai nuk i jepte paratė e kėrkuara do t’i merrte jetėn e tė bijės sė tij. Me gjithė kėrcėnimet Pal Marku nuk ka pranuar t’ia japė paratė. Kjo gjė ka shkaktuar irritim tek i pandehuri, i cili ka filluar tregohet i dhunshėm duke thyer e goditur gjithēka qė i dilte pėrpara. Nė vendngjarje ka shkuar policia, por edhe kjo e fundit ėshtė gjendur nė rezistencėn e Land Markut. E. Qyno



LAJMET E FUNDIT
23 Korrik, 14:25
PS riakuzon Priftin, kerkon mos shitjene fushes se aviacionit


23 Korrik, 13:35
Berisha pershendet pavaresine


23 Korrik, 13:30
PS: Qeveria po thellon krizen


23 Korrik, 13:20
Rrezohet kerkesa e Pinarit e Delijorgjit per daljen nga burgu


23 Korrik, 13:04
Rama: Dhuroj gjak, ska mundesi te pi droge


22 Korrik, 23:10
Kuvendi voton ligjin e pronave dhe arsimit


22 Korrik, 17:04
Gjykata Nderkombetare: KOsova ka te drejte te jete i pavarur


22 Korrik, 15:35
Parlamenti shqiptar diskuton ligjin mbi SHISH


22 Korrik, 15:32
Gjykata nderkombetare vendim mbi Kosoven


21 Korrik, 21:40
Hidhet nga ura 20 vjecarja


21 Korrik, 1:04
Kruje, vdesin dy motoriste


21 Korrik, 19:35
Mbyllet takimi Ruci -Patozi


21 Korrik, 18:40
Nisin bisedimet pet hetimin e zgjedhjeve


21 Korrik, 12:35
Bashkia padi Dritan Priftin, shpifi ne akuzen per droge ndaj Rames


21 Korrik, 12:00
Berisha semure, shtyhet mbledhja e Qeverise


Gazeta Shqiptare
vitrinat
albaniaonline
Albanian Books
La Repubblica
Corriere della Sera
Mergimtari
Alb-Shkenca
BBC Albania
VOA News
Babel
Ministria e Arsimit
TanPortal
Trepēa
Green Card Llotary
 © 2004 METROPOL GROUP  Te gjitha te drejtat e rezervuara. Powered by WebPhotoPro