Altuna Sejdiu (Tuna) dhe kënga e saj “I asaj” është këngë që ka marrë më së shumti klikime në internet, duke bërë që kënga të jetë më e klikuara. Në bazë të klikimeve, Tuna me hitin e saj “I asaj” ka mposhtur edhe “Mamicën” e Florit dhe “Ku ma ke” të Adelina Ismailit.
Tuna me singlin e saj të verës ka lënë mbrapa edhe bashkëpunimet e Dafina Zeqirit me Ledri Vulën në këngën “Tonight”, si dhe atë të Genta Ismajlit me DJ Blunt e Real One për këngën “Ole ole”. Tuna thuhet se këtë këngë ia ka përkushtuar ish-bashkëshortit të saj, Rilind Rekas, me të cilin është shkurorëzuar vitin e kaluar.