Turdiu: S’ka negociata me Greqinë për kufijtë detarë

Ministria e Jashtme sqaron pozicionin e palës shqiptare

Nuk ka negociata me palën greke për kufijtë e ujërave detare. Kjo ka qenë përgjigja e prerë e

Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Turdiu, për çështjen shumë të debatueshme në opinionin politik dhe publik mbi marrëveshjen me Greqinë. Gjatë një prononcimi për mediat Turdiu sqaroi se grupi i punës i ngritur nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme, nuk është grup negociator, por një grup orientues për zgjidhjen përfundimtare të çështjes. “Ka një grup pune i ngritur mbi bazën e urdhrit të Kryeministrit që ka detyrë të shqyrtojë situatën dhe të paraqesë propozime në aspektin teknik, për t’i paraqitur këto propozime më pas në institucionet vendimmarrëse për shqyrtim dhe për vendimmarrje. Ky grup pune nuk është absolutisht grup negociator. Ky grup pune ka detyrë të orientojë qeverinë drejt zgjidhjeve të mundshme të këtij problem. Ky grup pune i paraqet qeverisë se cilat pozicionet dhe interesat e Shqipërisë parë nga pikëvështrimet e këtyre institucioneve që marrin pjesë në grup pune”, – tha numri dy i Ministrisë së Jashtme. Turdiu sqaron se në përbërje të këtij grupi janë disa ekspertë nga fusha të ndryshme, ekspertë nga disa ministri dhe akademia ushtarake dhe ajo e shkencave. Gjithashtu, sekretari i përgjithshëm i ministrisë sonë të jashtme mohon të ketë kushtëzime nga Athina zyrtare për marrëveshjen ujore. “Ka pasur një shqetësim nga pala greke për rrëzimin e marrëveshjes së firmosur mes ministrave të Jashtëm nga Gjykata Kushtetuese dhe ata kërkojnë që Shqipëria të propozojë një rrugëzgjidhje. Në asnjë rast nuk na është vendosur ndonjë kusht. Baza mbi të cilën punon grupi shqiptar është vendimi i Gjykatës sonë Kushtetuese”,- tha ai. Në mënyrë të veçantë ai hedh poshtë një kushtëzim të mundshëm nga Greqia të marrëveshjen ujore me statusin e vendit kandidat. “Ajo që unë mund të them është se unë nuk kam marrë kurrë një mesazh të tillë. Gjithashtu do shtoja se duhet të vini re se edhe pala greke nuk e ka ratifikuar marrëveshjen. Kjo do të thotë se ne i kemi bërë të qartë palës greke se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë atë marrëveshje nul dhe të paqenë”,- tha Turdiu. Një javë më parë ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, tha se janë krijuar grupe pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilat po punojnë intensivisht për të dalë me opsionet përkatëse, të cilët do të jenë edhe baza e negocimit të këtij problemi me qeverinë greke. Zyrtarisht nga Ministria e Jashtme është deklaruar se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pasur asnjëherë kufi ujor. Protokollet mes dy vendeve flasin vetëm për pikën e fillimit të këtij kufiri, por jo se ku kalon ajo.

 

Tritan Shehu

“Të kesh marrëveshje me fqinjët, që të zgjidhësh problemet nëpërmjet marrëveshjeve, është padyshim zhvillim demokratik. Rama kërkon nëpërmjet spekulacioneve jo vetëm të hedhë baltë mbi qeverinë, por kërkon të krijojë konflikte artificiale të Shqipërisë me të tjerët, gjë e cila nuk i intereson dhe nuk është në përputhje me interesat e Shqipërisë”.


One Response to Turdiu: S’ka negociata me Greqinë për kufijtë detarë

  1. Bashkim Nuri Reply

    August 26, 2012 at 1:08 pm

    Kjo video tregon paktin me greqin http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>