
KUKËS- U ndërpritet energjia, dhjetëra banorë të qytetit të Kukësit pushtojnë nënstacionin elektrik në shenjë proteste. Për shkaqe sigurie kompania CEZ ka stakuar energjinë duke lënë të gjithë qytetin pa drita. Prej orës 19:00 të ditës së djeshme ky qytet dhe disa rrethina janë pa energji elektrike. Banorët janë irrituar dje ndërsa kompania çeke u ka ndërprerë enegjinë pasi janë debitorë ndër vite ndaj kësja kompanie. Kësisoj dhjetëra banorë të qytetit të Kukësit, të cilët janë ndeshur me punonjësit e nënstacionit elektrik të qytetit, pasi tentuan të futen në brendësi me dhunë. Që prej orës 19:00 qyteti i Kukësit vijon pa energji elektrike, ndërkohë që debitorët kundërshtojnë vendimin duke tentuar të hyjnë me forcë për të disatën herë, pasi kundërshtojnë vendimin e CEZ.