Ideja e hedhur që në Kongres; të çlirohet Vlora me ç’do kusht! Është çmënduri që të luftosh
3000-4000 lebër kundër ushtrisë 10.000 – 15.000 vetë të italianëve, por s’ka rrugë tjetër.
Italiantë i kishën të gjitha, me Durrës e me Shëngjinë, pa ishën dhe në Tiranë me ushtëri e të tëra, që kështu pa ikurë mirë të deleguarë, u poqnë (takuan )aty në Lushnje, në një mbëledhje me pari e Vlorësë me nè të Mallakastrës gjer më Gjirokastër e më Përmet, e domosdo im vëlla Bektashi, ishte i parë. Më hoqi mënjanë, se mbëledhja kish qënur e mbëshehur dhe më molloisi (tregoi në detaje), se në të kishën qënë dhë këta të shtetit e qeverisë së re dhe ata të Vlorës, me Myqerem Aganë (Hamzaraj), Qazim Bej Koculë, Osmën Aganë (Haxhiu), Dhimitër Qypnë, e ajo që ish llafosurë atje munt’ të ngjiste, ndaj duhej të mejtoneshim mirë. Ishte llafi për Vlorënë, se si e qysh do bënet për të luajtur italianëtë nga vëndi, se ata vetë nukë po linin gazetë e të partë e tyrej, që thoshën se Vlora është province de l’indivision (provincë e pandarë- frëngj) e tyrej, pa po t’ju thosh mëndja edhe më Durrës, se kam ushtëritë edhe atje e këtje, e puna jonë vente më lumë. Qazim Bej Koculë me Spiro Koleknë nga Bregu, j’a kishën thënë Sulejman Beut, se duhej të krijoneshin komitete të mbrojtjes kombëtare, që t’i dëftenin miletit (këtu; popullit) të tërë, se gjithë Shqipëria po bënet javash-javash e nè nën Itali, nukë duronet ndaj duhej të fitonej këjo kaza. Po halli i Vlorës mbetej hata më vete, se italiantë tundën akoma atë kartë fëlliqur (Trakt. I fshehtë i Londrës) dhe aty ishën hapur qëkur, nëpër fshatëra gjer më Tepelenë me të tëra që nga mitrolostë e te l’artillerie de montagne (artileria malore), kush’ e di sa mijë vetë, as Vlora e vërdallë s’ish aqë kurrë. -Ata rrijën me atë sebep aty dhe sido që t’a bëjmë, nukë luajnë nga vëndë, se janë si biçim fitonjës. T’a them këtë Hajredin Bej, se të mbeti mëndja më këto punëtë e fuqive, ç’farë thonë sot e ç’u teket të bëjnë nesër, se ca mëndje e inglizit, (agjenti Morton Iden) e ca ishëm hazër vetë nè, bëmë atë që s’e mejtoje dot pes a gjasht’ muaj para, e që do vejë mbarë si duketë. Se të merret vesh, që është mëndja t’onë si qeveri a si shtet, n’a u hodhnë për fyti, po është një mëndje që t’a hapën vetë sherrin që është i ngrehur, që kur u rranë me italiantë per punën e flamuritë vjet, më fjalosi im vëlla. -Je në vete Bektash Bej, të paktën sa dij unë, nukë është e shkruar e s’ka bërë vaki ndonjë herë, që më një kaza të kacafyten dhjetë a njëzetë mijë ushtëri, me sa njers munt’ të mbëleth Osmën Agai (Haxhiu) me Brahim Effendinë (Abdullai) e Hamza Aganë (Isai), më atë vëndë. Ah, ka një hesap që rrëfen e që ësht’ më krah të atij që njeh vëndë, po këjo vetëm sa e vonon dhe e harbon (këtu; inatos) atë që qëllonet (italianët), pa do dhe një gjë tjatër, mijë vjet e jo sot, kurë nukë j’a diljë dot ushtërive se ishën shumë, i gjëjnë ku shkon uji e j’a pret, nga vinë buka e j’a ç’katërron, ku janë xhephanetë e j’a prish a j’a merr, po këto as i ke në dorë, e as bënen më një ditë, i thashë. -Merr kalem e kartë, si qëkur dhe mos më fol mua avadan, se këjo punë është barabar, me të gjithë ato punë që kemi bërë tok gjer nashti, se vërtet n’a i muarnë më Londërë, me ata sinuartë që vunë dhe nè gjer ahere, s’kishëm lerë akoma, qysh i thonë, pa lemë si e di, kërthi i gjymëtuarë, pa këtë e atë (aludohet për coptimin e Shqipërisë), që të mos i përmënd, se më ngjethet mishtë, po t’a kesh tëndin e me të gjitha, e të të thotë ai tjatri (italianët), se nukë bën për ty ky vënt, e t’a marr unë se ke vdekur, këjo nukë përtypet dot. Ata (vlonjatët), m’a do mëndja, do t’a zgjidhnë këtë punë vetë brënda më Vlorë, po vetëm ti e di, nukë bënet dot, se dhe nè si shtet e si qeveri, nukë i ndihëm dot hapur, se po n’a vështrojmë dhe nashti që fjalosemi jo më, po unë po mejtoj nga duhet nisur, se ballas aha. -Bektash Bej edhe me ushtërinë e Nemses (Austrisë, kundërshtare e Italisë në L.I.Botërore) të kishe, do lloisur (menduar) mirë, ku i ka krahët e dobët, ku duhet qëlluar me topa e rrahur vëndë, nga munt’ t’i vijë ndihma, janë hesape këto dhe mua nukë më del asnjë, po e do me kartëra, kështu me zëmër, të dalë ku të dalë, është tjatër punë. -Ore unë të them erdhi sahat,i ti me hesape. -Po mirë Bektash Bej, hajde vemi që nashti të vritëmi atje, po s’kemi më sy të shomë përsizaj (këtu; më pas), do ndryshojë gjë a jo. -Nashti bënet ajo prerë hesapi, -ngulte këmbë im vëlla Bektashi dhe si e pashë që nukë tundej nga e tija, po të vërtetën udhë tjatër nukë kish, i thashë edhe bënet, po kështu si thua, do vritet dynjaja dhe po filloi, duhet nëpër fshatëra e Lum’ të Vlorës, që duke qënur pakë njers e vëndi mal, munt’ të bëjnë pusi (pritë), të ç’katërrojnë ndihmën me xhephane e bukë, dhe e bën kollaj të dorëzonet atë të rrethuarë, e si njohën vëndë, të hiqen prapa. Nashti këjo lufta që iku (l.i.Botërore) dëfteu shumë gjëra të ra, me sous-marins et les aéronefs (nëndetëse e aeroplanë- frëngj), që nè i themi ballonë akoma, nukë ësht’ si qëkur, kur ushtërija vishej me të kuqe e me të verdha, e si lihej vëndë më një fushë të madhe, bam bjeri njëri -tjatrit, sa të shuhen. Jo vetëm nashti, po më kohë të gjyshërve t’onë, ushtërija është më bojë të gjethit, po ashtu si thua, me fustanella e tirqe të bardha dhe në mes të natës, s’ka nevojë të të shënojë ushtërija, mbyll sytë e bjeru, se s’ishët budallenj e gjithë çeta e Toskërisë, që i bëri me fustanella e të tëra të zeza, j’a prita. -Ore unë kërkoj mënt’ nga ty, këto janë muhabete pa bereqet, qysh do bëjmë, po t’a them prapë me përgjegjësi, unë jam ushtarak vetë, e kam lëftuar që kur s’mbahet mënt, apo nukë e di ti, se nashti ke lerë, ngulte këmbë im vëlla. Muarmë Kamber Benë (Belishova) dhe dy a tri të parisë, që kishën lëftuar me nè dhe mëshehur u fjalosmë, që këjo ish gjë e padëgjuar, po do të bënej se s’bën dhe nè, do ishëm për të mirë e për të keq, më këtë anë të Vjosës, sahat e minut hazër, në mos po do hyjmë brënda, e do përpiqemi që këtëj të mos u shkojë nëpër mënt të hidhen.
Vizita e Sulejman Delvinës në Cakran; Ju jeni në në kufi me Vlorën e po nuk i furnizuat e të luftoni me ta, fitoren do ta kenë shumë të vështirë.
Nga fundi i shkurtit qënkej nisurë për Vlorë vetë Sulejman Beu, që të piqej me parinë e tyrej e të fshatërave më Lepenicë, e doemos që bashkë më vlonjatë u sosnë më Cakran. Kush nukë kish qënur aty, nga të gjithë ata atdhetarë që i kishëm miq e që kishëm lëftuar qëkur tok, që që ishën e nukë ishën më, po Sulejman Beu vinte për herë të parë, ndaj u bëmë hazër dhe folmë parinë e tërë Mallakastrësë, me Frakullë, me Kutë, me Greshicë, Çorrush e të tërë fshatërat, u mbush përjashta te hani plot me kuaj. Më kujtonej se kështu kishëm pritur dhë Smail Benë (Qemali) me Luigj Gurakuqë e me vlonjatë të tërë, që erdhë nga mbëledhja që bëmë në Fier, e bënë konak këtu, më këtë odë dhe lart-poshtë, këta burra të parisë e prinë e u fjalosmë për halletë e vatanit, po nashti ishën kohë të tjera, që sido që shatë a tetë vjetë kishën kaluar, nga që kishën ngjarë aqë shumë luftëra, punëra e kuvënde, nashti n’a dukej tjatër kohë, që nukë ngjan fare me të. Sulejman Beu (Delvina) ishte tjatër, i ri, njeri i shtruar e i urëtë, po shumë i vendosurë dhë i hollë, që e dij vërtet se ç’duhej bërë, pa bërë hesap kohënë e ligë që kishëm mbi kokë. Ai tok me të tjerë, erdhë më të errur dhe si u shpëlodhmë, pa u shtruar bukë im vëlla Bektashi la Kamber Benë (Belishova), për t’u thënë, miserdhe, u lumshin këmbët e që bëri présentation (prezantimin), që thuhenë më këto vakte, se vetë se ç’po bluante, që njëqint vjet (shprehje e autorit që tregon shkallën më të lartë të sigurisë), do t’a thosh Sulejman Beut, troç do j’a ngecte bukënë në fyt. Kamber Beu (Belishova) si ç’ësht’ shpuzë, nukë e harroi dhe atë që më shkoi nëpër mënt, mbaso jo vetëm mua se, -më këtë odë e më konak të Bektash Beut, që e njini dhe ju më mirë si atëdhetar, është është unjur Ismail Beu (Qemali) e sonte po më këtë qoshè, ulet prapë kryeministri i ri, zotrote Sulejman Bej (Delvina), se këjo është oda dhe ajo qosheja e kryetarëve të qeverive më këtë konak, se kështu është e shkruar. Unë e pashë me cep të syrit Kamber Benë që e gjeti kohënë për shakara, pa të gjithëve nukë u mbahej gazi, sa dhe vetë Sulejman Beu (Delvina) vuri buzënë më gas. Përsizaj (më pas) Kamber Beu (Belishova) fjalosi se, -e dimë se keni halle andej plot e sa për nè, i shkojmë vetë, po këto janë vogëlsira ndaj atyrej që përpiqeni më ç’do ditë, që me sërbtë e grekër e gjer më këta italianë, që n’a janë shtruar në vatër e s’luajnë, po hall të math që ka Vlora e vlonjatë, një Zot atje lartë e di, dhe pa nga Brahim Effendiu, -pa këjo punë u tha që më Kongres, e ky s’është hall vetëm i Vlorësë po i të tërëve, se Vlora është Shqipëri, si nè dhe e po n’a i muar, një dorë këtu e një këmbë atje, ç’e do të rrosh çyryk. Bektashi (Cakrani) mori llafnë e Sulejman Beu (Delvina) u bë sy e veshë e të tjerë, pa Brahim Effendiu (Abdullau) u pështet se e dij qëkur, që është i hidhurë po i drejtë, im vëlla që si zot konaku, e uroi kryetarë të qeverisë dhe të tjerët, që janë miqtë tanë qëkur dhe s’harroi t’i thosh, -zoti Sulejman Bej miserdhe dhe t’a dish se je në një vatër atdhetare, sa të jetë dynjaja, ndaj do n’a i bësh kabull (këtu; vërejtje) nja dy fjalë që të themi. Si do që si qëvëri e re nukë duhet bërë gabimet e atyre që shkuan, e që e kishën gjer më Berat vëndë që i njihnin, po dhe këjo qeveria t’onë, e ka nga lumi matjane (Mat) e gjer këtu më Vjosë, lart –poshtë aty-aty që e njohën e i shkon llafi, kartërat e urdhërat e zotërisë sate. Ç’ka ndër mënt’ të bëjë për këtë qeveria, se si ç’e kanë zënë lart sërbtë e poshtë grekërit, do n’a vinë më vatër, si po presën të ligjtë që janë hazër, pa për miletin e atyre kazave (krahinave) se ç’u bëjnë, a ç’u punojnë (kët; i mbajnë nën tërror) atje ata, bërë qoftë, po dhe nè nukë kemi fare ushtëri a fuqi, që munt’ t’i lëftojë, e po e panë ata (pushtuesit fqinjë) këtë punë që zgjat, dava sahati është e s’ka kush i ndalon. Nashti të gjithë sytë i kemi te ju më Tiranë, dhe po i latë kazatë pa u kujdesur, s’e ka të gjatë këjo punë, duhet të viri njers e të qani hallë me t’a, e me përfaqësonjësit e tyrej, se ka që s’e kanë marrë vesh që është një qeveri e të gjithë shqipëtarëve, se ca u thonë miletit se këjo guvernë edhe ca ditë është, e do bëjmë nè një të mirë, ndaj mos i shkoni prapa, pa po dhatë ndonjë të hollë për të, ua shkurtuam duart. Ndaj qeveria këtë punën e parave t’a shohë mirë, e të bëjë ç’mos të ujdisë punëtë, po të bëjmë rixha (këtu; të lutemi shumë), të bënet pa këkuar ndonjë borxh gjetkë, se pastaj e shitëm vatanë atças, se për këtë jemi ngrënë me ata të parët (aludim për Q.Vlorës’12), sa dhe nashti ngjethem, pa për ndihmë, nè n’a me vete sahat e minut. Muhaxhirët janë hall mbi hall dhe këjo hata s’është sot, po ka vitra, qysh do bënet për të ujdisurë e bërë ndonjë punë tok me nè të gjithë, se të këpusën shpyrtin e vdesën pesëdhjetë a njëqint’ dita, e u shuanë fare, se shqipëtarë janë, pa për Vlorënë n’a zu mali. Me gjitonë, thotë ai llafi, t’a kesh mirë, po më të ligj se këta, që n’a janë bërë biftan (këtu; na kanë rënë në pjesë) këtu më derë, nukë ka, se njëri kërkon verinë, se j’a kam dhënë floritë Esat Pashësë, që shyqyr që nukë e kemi nashti nëpër këmbë, po këjo nukë është bërë sot e të n’a çudisë, se ka që më atë kohënë e Lidhjes (1878), që Tyrqia n’a la në baltë, ky tjatri (Italia), n’a tunt atë kartënë e Londrësë dhe si zot më vëndë, bën pazare e jep e merr kaza më grekëri (marrveshja Titoni-Venizellos), pa dhe flamurë nukë e lë, se e pamë (në varrimin e I.Qemalit). Nè Mallakastrës, n’a dhimbet sa s’dëftonet ai flamur, se jemi munduar shumë, pa dhe jemi vrarë e prerë për të, po nè shqiptarëtë nukë i kemi borxhe asnjërit, ata n’a kanë dhe shumë. Brahim Effendiu (Abdullahu) u prish më çehre dhe kish një copë herë që shikon mangallin e math të bakërtë, -se kështu, e shtyu më tej muhabenë im vëlla, -nè mjaft n’a bënë hatanë inglistë me sinuartë e trembëdhjetës, që n’a lanë gjysmit jashtë, pastaj po s’do mënt, nè s’kemi vdekurë dhe jo vetëm Vlora, po gjithë Shqipëria, që është më këtë hall të math e mënxyrë, se qeveria e re nuk j’a del dot punës së Vlorësë, se trazonet me mbretëri persizaj (këtu; prishen traktate e hapen konflikte), ndaj më këto halle kërkon ndihmën, mëndjen e zëmrën e të gjithë nevej. Jo sot po qëkur nè kemi qënë, po nashti n’a ke hazër (gati), që nga çilimiqtë e gjer te plaku shtatëdhjet e kusur vjeç, në istikam për vatanë, zotëria juaj Sulejman Bej (Delvina). Sulejman Beu si burrë i shtruar që është, gjatë fjalosjes së tim vëllai, ish lloisur dhe i tha se, -ja e di ti Bektash Bej vështirësitë që merre me to, bashkë me nè, ja si di njeri, po është dhe e vërtetë që qeveria e re, sa ka lerë, që prapë e di zotrote, e sa të mëkëmbet me gjithë këto halle, do ndihmën e të tërëve. Por dua të falendëroj Bektash Benë (Cakrani) me Kamber Benë (Belishova) e të gjithë, që i dhatë atë ndihmë që s’dëftonet Kongresit, se Mallakastra e gjithë kazatë rrotull, kanë lëftuar qëkur kondra zaptijeve (këtu; pushtuesit) dhe i numëroi si Ismail Beu (Qemali) ahere, që nga Veis Beu (Cakrani), me Rrapush Aganë (Rrapo Hekali) e gjer më kryengritjen e luftën t’onë (ajo e Toskërisë), që n’a çoi më shaplljen e pamvarësisë, më nëntëqint’ e dymbëdhjetën dhe që, më këtë ngjarje të madhe keni fati që punuat shum e që është nder i math tj’u përfaqësoj duke firmosur atje, Hajredin Beu (Cakrani). Pa nukë munt të harronen luftëratë për shtetinë, me princin, që ratë therorë më Berat e më tërë Mallakastrën, me Ismail Bej Klosnë, Hajredin Bej Fratarë, pa sa të tjerë. Po nashti punëtë po bënen me mëndje të hollë, më të gjitha anët dhe t’i detyrojmë e t’i largojmë duke lëftuar, po dhe duke përdorur dhipllomacinë, të ngulëm këmbë më të drejtën tonë, e të mos bëjmë gabimet e të tjerëve, pa dhe si e the vetë, duhetë të mos merretë vesh, që nè e nisëm këtë punë, se nukë i dalëm dot ballas Italisë, pa ata e dinë këtë që po bëjmë, po të mos u lëmë gojë të thonë, se shkelnë atë e këtë marrveshje, e me këtë sebep, bën vaki (këtu; ndodh) të hyjnë akoma ushtëri këtu brënda, sikur nuk n’a mjaftoneshin këto që kemi mbi kokë. Ne nukë po grabisëm gjë, se ky është vatani ynë, por po s’u bë një i tërë vatani dhe tok ai, (këtu’ i bashkuar), do mbesëm në luftëra, ku këtu e ku atje dhe nukë do shohëm, a të qajmë hallet e këtij vëndi, ndaj e fillojmë nga më e madhja, që duket sikur nukë mundet dot, po nè duhet t’a bëjmë se s’bën. Ndaj erdha këtu dhe të mirrem vesh, e kuvëndojmë tok me parinë tuaj, për të n’a ndihur nè, Vlorënë dhe veten, se veç luftës udhë tjatër nukë ka, ndaj Mallakastra si kufi me Vlorënë, kemi mejtuarë se duhet të jetë fuqia rezervë luftarake, që do të ndihë vlonjatët në buzë të Vjosës, pa vetë Cakrani duhetë të bënet si punë bazë, me njers e armatime, si dhe udhë për të kapëtuar më anë të Vlorësë. Bektash Bej, nga ty që ke lëftuar qëkur e je një ushtarak i vjetërë, të kërkoj të bëç organizimin nëpër fshatëra, me kryepleq e me njers, si fuqi luftarake e armatosurë, pa duhetë të jeni udhë kalimi, e fuqi mbështetëse dhe ekonomike, se vlonjatë ju kanë për të mirë e për të keq. Nukë durova dot me gjithë këto llafe që të drejtën, nga që i dija, po më dukeshin anës-anës dhe i thashë -Sulejman Bej (Delvina), atje ku e hidhni ju, duhet t’a dini, që e bëmë nga halli që mbëluadhmë të gjitha lundërat më Vjosë, se si kishën hyrë thellë Mustafa Ndroqtë e Qamil Haxhifejzët, që i ndihnë ca zagarë më vënt’ t’onë (aludim për shehun e Çorrushit e bashkpuntorët e tjerë të H.Qamilit), e nè që po vriteshim në Berat e më Ballsh, munt të n’a rrethosnë, pa munt të dil e në Vlorë, ndaj pasi u llafosmë më Trevllazër, e i lamë lundrat përsi, duke u rrezikuar vetë, dhe bëra me dorë nga Brahim Effendiu (Abdullahu). Ai u bë hazër, e se ç’duaj të flit, po unë e vazhdova mejtimin, -se po vete zotrote për t’u marrë vesh me vlonjatë, se si e qysh do t’a bëjnë luftënë dhe hair ishalla, bënet si ç’ësht mejtuarë, po ju si qeveri nukë bëni dot diplomate représentants (përfaqësuesin diplomatik) të saj nëpër mbretëri, ndaj mejtoj se duhetë bërë nga vetë vlonjatë e shtab a komitetë, kush do përfaqësojë, Bektash Beu vuri dorënë më ballë, -një komisjonë i përjashtmë, që të ujdisë punëtë, e t’u thotë mbretërive e Evropit, se si e qysh do bëjnë, ç’do kërkojnë e më radhë, se po u bë mish-mash, jo vetëm që nukë do n’a i varën, po më keq akoma, do ndihën ata që n’a kanë zënë vëndë. Unë mejtoj, se edhe nè këtu, duhet të bëjmë një komitet tonin dhe të merremi vesh me njerst t’onë më Vlorë, që janë derë për derë dhe i shohën e i dinë sa janë armktë më ç’do anë, sa topa kanë që munt të rrahin vëndë, ku i kanë xhephanetë, qysh merren ata vesh se nevej dihet, më fërshëllima e me zjarre. Me këto nukë j’u japëm mëntë, mirë unë e Bektash Beu që e dimë me pëllëmbë, me Vlorë e fshatëra, po duhet t’i dimë të tërë që lëftojmë, se po hymë në luftimë nè, të dijmë të gjithë ç’po bëjmë e ku do qëllojmë, pa ata më Vlorë duhet t’a mejtojnë mirë, se nukë lëftonet ballas me një ushtëri, po me atë luftën me çeta, që kur njeh vëndë e ke kollaj të qëllosh e të hiqesh prapa nëpër male. Brahim Effendiu (Abdullai) tha se, -për këtë po vemi atje dhe do t’a bëjmë si të jetë më e mira, por po ka krah që të n’a ndihë, është ana e Vlosës, Mallakastra e Cakrani, e që s’e ka bërë sot këtë punë, pa kur të vijë sahati, do t’u dërgojmë njers për t’a pleqëruar këtë, që si u tha s’është vetëm puna e jonë, po dhe juaja, e të tërëve. U ngrenë me Nuredin Ali e me Rushit Bej (Gorishova) e të tërë, dhe e mbyllnë hoxhëtë që bënë dua, duke nëmur armiktë italianë, që të këpusin qafënë një sahat e më parë nga Vlora, se të vërtetën kishën katr’ a pes vjetë, që vejëm më Vlorë me leje, nëpër ato postat kufitare italiane, sikur po kapëtoim jo kaza, po mbretëri të tëra. Më të nesërmen ata si gjithënjë, kapëtuan më va të Selishtes. Kaqë u desh të organizonej e të shihej më Cakran, se kush ka dyfek, e më Mallakastër u bë fshat e çetë, që më Buzëmath, Gorishovë, Belishovë Kreshpan, Frakullë, Klos e më të gjithë Mallakastërën e egër, pa më Cakran që u bë base centrale (bazë qëndrorë- frëngj), ishte formuare një komitet që e muar ëmërin ca ditë më vonë “Mbrojtja Kombëtare”, si ata të ngriturë më Vlorë.
Përpjëkjet e esadistëve. Hyrja e beftë në Shkodër dhe marrveshja me grekët në Kapshticë. Dhespot Jakovi, do të vish me nè e të merresh vesh, se i ke të tutë!
Nga ana tjatër, Esat Pasha nukë po pushonte, as nga jashtë e as nga brënda këtij vëndi, kështu që e hataja vin vërdallë, po pas kesaj më funt të shkurtit, im vëlla u sos më Tiranë, kur më të hyrë të marsitë, Amerika ua vë sinuar më vëndë këtyrej të Evropit (këtu; nuk ishte dakort), se nukë është më këtë mëndje të tyrej, që sërbtë me se s’bën duaj të mirr verinë, pa nukë munt’ të lejojë që t’i jepet veriu te nè, se i paskan humbur ca vënde gjetiu ata. Këjo ishte si fillim i mirë me ato që po ngjisnin, po më prapa gjeneraltë frances në Shkodrë, u bindë a e kishën bënë në jetë, të ikën si fuqi fituese, demek aleatë, dhe s’bënet llaf, hazër ishën qëkur sërbtë, t’u zijin vëndë, po Amet Beu (Zogu) i kish bërë hesapet më para dhe hyri atças (këtu; menjëherë) me fuqinë e tij, që nashti quhej kombëtare, se ushtëri thuaj, nukë kish fare po dhe shkodrantë e prinë, e i bënë nder të math. Bektashi erdhi a s’erdhi nja dy herë dhe ujdisën pleqësinë, e që do e quajnë Parlement national (parlament kombëtar) dhe n’a tha kur filloi nga puna Aqif Pasha e të tërë, që u ç’piknë e që nashti u flisën më gjuhë të tyrej Këshill’ i Naltë, do bëjnë doemos një kartë, që do t’a këndojnë aty, që dojëm të rrojmë mirë me gjitonë, të heqën mëndjen italiantë nga nè e të n’a e njohën vëndë si të gjithë dhe indipendencën t’onë, e nukë do harrojnë t’i dërgoin falënderim dhe presidentit Ëillson e Amerikës, për ato që bënë. Bënë plot punë të tjera, po nga fundi i prillitë, nisnë një fuqi më jug dhe muarnë kollaj, se të vërtetën kishëm qëkur që lëftnim andej me grekërit, Gjirokastrë, Përmet e vërdallë, i bënë tok me Tiranë, e më pas bënë hesap, si u bënë me Shkodrë, ashtu të bënej dhe Korçënë, se kishte rrezik të këmbeneshin ushtëritë, e këtu francestë tu’a lijin vëndë gekërve. Korçarë, si janë të kujdesur, u kënduan miletit një kartë, se nè s’jemi të shuar pa qeveri e pa flamur, kështu që nè si Shqipëri që jemi, bashkonemi me qeverinë e Tiranësë dhe shpunë njers te grekërit, që s’e prit se ishën hazër, po u ra pika e u shtrënguan më sinuar më një vënt Kapshijë, e firmosnë që njohëm sinuartë që të inglizve (kufijtë e K.Ambasad. Londër’13), si do që ca fshatëra i mbajtën. Për këtë vajti vetë Sujeman Beu (Delvina) me korçarë që kish më qeveri, që firmosnë, pa muar me vete dhe dhesponë Jakovnë, ti uratë i njeh më mirë, se i ke të tutë, kështu me Korçë e Poradec, i muar, po unë për vete, zëbrita një mal nga kurrizi, se me grekërit kishëm qëkur s’mbahet mënt’ që lëftoim. Javash po zëbrazëj vatani nga këto ushtëri, që i kishën marrë frymën dhe më haber i gëzuarë ishte, që ushtëritë italiane lanë, me Tiranë e Durrës e të gjitha, e u ngjeshnë më Vlorë, ku u bënë mizë lisi.
Inspektim në fushat e luftës. Mbledhja tej “Rrapi i Çairit” në Cakran; -E tërë Mallakastra më këmbë, duhet të ndihmojë e luftojë në krah të Vlorës!
Më funt të majit, me Bektashin e tok më vëllezëri e gjithë paria, me kryepleq, me ata që ishën vënë kumandant e ata që i zëvëncoin, me çeta më Cakran e Mallakastër, u mbëluathmë te Rrapi Çairit, për të njohur vëndë dhe ku do bëjin istikam (këtu; llogore, pozicione) nashti, që lufta ishte lark me sahat. Bektashi u fjalos me të gjithë këta dhe çetat, do bëjin istikam më krah tjatër të Vjosës në një vijë, nga Panajaja, më xhade e do zgjateshin gjer më Llakatund. Nukë n’a mbante vëndi e vendosmë të kapëtonim Vjosënë, nga Llakatundi e kodrave e kodrave, se gjithë ai farë istikami e breza të tërë me telë me gjëmba sa të hante syri, e nukë ikëm dotë më tej dhe u sosëm drejt e më Xhyherin, e primë sa erdhë miku jonë Beqir Agai (Velo), që kishëm lëftuar qëkur, me Mustafa Aganë (Bimo), nga Kanina e që gjyshërit e tyrej, që i quajin po më këto ëmëra, kishën lëftuar me tim gjysh Veis Benë (Cakrani), më atë kohë (periudha e kryengritjeve te Tanzimatit), pa kishën shkruar dhe atë kartënë atij mbretit gjermën të grekërve, e kishën lëftuar dhe me malazestë, gjëra që s’kanë të sosur. S’do mënt që dhe këta, kishën lëftuar qëkur e nashti, si zot më vëndë, kishën hazër çetatë, po me që Kanina është si mal e më kalanë që dukej herë- herë atje tej mbi breg, ishte kumanda e madhe e të gjithë ushtërisë italiane dhe qysh do e zgjidhin këtë punë një Zot e di, po dhe çifligjet i kishën këtu, me Mustafa Aganë (Bimo), pa dhe Beqir Agai (Velo), po vëndë ishte si gropë mes ca kodërave e fushë tej e tej. -M’a ç’pjegoni dot, qysh do lëftoni më këtë fushë, e që istikamet në Qaf’ të Koçiut të kanë, jo nën hundë, po në pëllëmbë të dorës tërë fushënë, sos u prishët nga mëntë, se si do që të dridhen punëtë, këtej iketë për Vlorë, që është dava as gjysmë sahati javash me kalë. Bektashi tha, -të vijë puna gjer këtu, pa do mbëlidhemi nga e tërë Shqipëria, që t’ja dalëm. Beqir Agai e Mustafa Agai shumë të qetë, thanë këjo n’a ra për pjesë, se jemi më vënt’ t’onë, po s’ka njëqint udhë, do derdhemi (sulmojmë) nga krahëtë, se në fushë vërtet, e vrite kollaj, po mos kishët ndonjë mënndje më të hairit, dhe vetëm ahere im vëlla, që pa errur mirë, pa qysh nxinte Qaf’ e Koçiut e tha, -s’do mënt, ata n’a shohën me dylbi nashti, që këtu besoj, po nè do ngrihemi, se kemi lënë një qerre punë, dhe kur nashti. Ata ngulnë këmbë, po nè e lamë të n’a bijin haber se jemi hazër, e për të ardhurë nè, qoftë dhe për ndonjë mbëledhje dhe muarmë njerst të ikëm me terezi (këtu; sh.kujdes), se italiantë filluan lozën me Projecteur lumineux (projektorë ndriçuas- frëngj). Më në funt n’a erdhi haberi, që ish bërë më një vënt’ më Dukat, në Barçadha, do bënej një mbëledhje e madhe me të tërë parinë e Vlorësë e vërdallë, dhe e kishën ndarë mëndjen të lëftonej me çeta e me të tëra, të ngrihej Labëria më këmbë, e fshat e çetë, që duaj të qëllojnë armiknë a t’i presën telatë, si ç’kishën bërë, të mos mirren vesh me njëri -jatrin. Mirë që çetat që njohën vëndë, e nëpër gryka e pusi do bëjnë si do bëjnë, se ikin nëpër mal, po këto që e kanë vëndë fushë, qysh do i dalën ballas, si ajo që pamë, po këjo punë është dhe në Topallti, se ushtërija italiane nukë mbaronej e vente gjer më Tepelenë.