Vëllezërit sherr, njëri vritet, një plagoset. Autori në pranga

Vdes Petrit Ndoka, plagoset Eduardi

RRËSHEN- Në një pritë të ngritur ditën e djeshme një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Rrëshen, ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit. Ngjarja është shënuar pasditen e së dielës në hyrje të qytetit të Rrëshenit, kur një person i armatosur ka shtënë me armë në drejtim të 2 vëllezërve Eduart dhe Petrit Ndoka. Si pasojë ka mbetur i vrarë në vend Petrit Ndoka, 30 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë vëllai i tij, Eduart Ndoka, 33 vjeç. Pak minuta pas ngjarjes së rëndë policia ka prangosur si autor të vrasjes së 30-vjeçarit dhe plagosjes së vëllait të viktimës shtetasin Agustin Mandrea, 49 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e autorëve. Disa pista janë ngritur deri tani, si ajo e hakmarrjes apo e konlfikteve, por ende po verifikohen. Pak minuta pas ngjarjes së rëndë policia ka prangosur si autor shtetasin Agustin Mandrea, 49 vjeç. Nga hetimet e bërë mësohet se krimi ka ndodhur për motive banale. Vëllezërit Ndoka dhe autori ishin duke pirë në një lokal të qytetit në të njëjtën tavolinë, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe ata kanë nisur një grindje. Zanafillë e sherrit u bë një zënkë e mëparshme e vëllezërve me 49-vjeçarin Mandrea. Ky i fundit ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar në drejtim të 2 vëllezërve, ku si pasojë mbeti i vrarë 30-vjeçari


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>