Vetëdorëzohet në polici Lena Pjolla, autorja e vrasjes së 49-vjeçarit

Vrasja Shkodër

Vetëdorëzohet në polici autorja e vrasjes së Marash Tonajt në Dukagjin. Shtetasja 34-vjeçarja Lena Pjolli është vetëdorëzuar në komisariatin e Shkodrës, ku ka pranuar kryerjen e krimit për hakmarrje. Mësohet se Tonaj e ka ekzekutuar me armë zjarri 49-vjeçarin Marash Tonajt, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë prindërit e 34-vjeçares në 2003-shin. Marash Tonajt u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së martës në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë. Viktima Marash Tonaj ka mbetur i vdekur në vend pas një breshëri plumbash në trup, ndërsa autorja është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Fillimisht u dyshua se vrasja e Marash Tonaj kishte lidhje me ekzekutimin e shtetasit, Petrit Lukri, 34 vjeç, në fillim të muajit prill të këtij viti. Ndërkaq më 23 gusht të këtij viti një tjetër vrasje për gjakmarrje u shënua në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku u ekzekutua me armë 20-vjeçari Gjin Guri dhe u plagos vëllai i tij Xhevahir Guri. Mësohet se vëllezërit po ktheheshin në shtëpi, kur autorët u kanë bërë pritë dhe i kanë qëlluar me armë zjarri afër banesës së tyre. Kjo është e pesta vrasje që kryehet për gjakmarrje gjatë këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>