Vllaznia, një sulmues dhe Klodian Duron

Klubi shkodran është duke përfunduar merkaton e verës, por kuqeblutë kanë ende një goditje për të bërë. Vllaznia është duke kërkuar ende për një sulmues të mirëfilltë, që trajneri Shpëtim Duro e ka kërkuar me çdo kusht si përforcim. Në rast se sulmuesi gjendet, atëherë merkato e Vllaznisë do të quhet e mbyllur. Nga ana tjetër vazhdon interesimi i shkodranëve edhe për Klodian Duron. Por, kjo çështje është paksa e ngrirë, pasi tashmë për të pritet vendimi i kryebashkiakut të Shkodrës dhe njëkohësisht presidentit të klubit Lorenc Luka. Kjo sepse për të sjellë mesfushorin e mirënjohur në Shkodër, klubit kuqeblu i duhet një sforco e madhe financiare. Në këtë mënyrë njeriu i vetëm që duhet të vendosë për këtë është kryebashkiaku Luka. Nëse numri një i klubit shkodran jep “ok”-in e tij, vetëm atëherë mund të vijë Klodian Duro tek Vllaznia. Në këtë mënyrë stafi drejtues që merret me merkaton në këtë moment është duke u marrë intensivisht me çështjen e sulmuesit të mirëfilltë. Aktualisht kandidaturat kryesorë janë ato të Vilford Hysës e Daniel Xhafës, por nuk përjashtohet edhe ndonjë emër tjetër, gjithmonë një sulmues i mirëfilltë. Nga ajo që mësohet nga burime pranë drejtuesve të klubit shkodran për sulmuesin që po kërkohet po synohet një nga kampionati shqiptar. Për këtë pikë janë në një mendje si stafi teknik ashtu edhe ai drejtues, pasi sulmuesi nga kampionati ynë nuk do të ketë nevojë për kohë përshtatje, plus që është një zgjedhje e sigurt. Vllaznia ka një eksperiencë të keqe me emra të ardhur me bujë nga kampionatet e huaja, por që në fund kanë rezultuar dështime, ndaj drejtuesit nuk duan që të rrezikojnë. Në këtë mënyrë sulmuesi, por edhe Klodian Duro janë dy pikat e nxehta të merkatos shkodrane që do të marrin zgjidhje brenda këtyre ditëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>