Zbulohen bisedat e Erionit me kushëririn kryetar komune në Tërpan të Beratit

Kjo puna e përgjimeve e kish sëkëlldisur shumë Erionin e Veliajve. Jo se e besonte shumë, po nganjëherë shejtani çfarë nuk bën. Sikur të ishte e vërtetë ajo që thoshin Pirroja me Ilirin. Jo për gjë, po  pse havale kot. Tashi ai nja dy telefonata të pafajshme kish bërë, një për punën e shtëpisë, domethënë vilës nja 200 mijë euro, një pazar i vogël ashtu, për kontributet e mëdha që ka në humbjen e socialistëve në vitin 2005, por dhe ca të tjera me kushëririn e tij Engjëll Veliaj, kryetarin e komunës së Tërpanit,  që u bë copë derisa e vuri atje. Tani Erioni është gjithë ai personalitet në PS e çfarë, nuk do të vinte kushon e tij kryetar komune, si thoni ju? Dhe kushëri, sa shkoi, duket se e ka hapur shpatën mirë. Mor s’ka lënë gjë pa bërë, merr fonde e fut në xhep. Po do t’i bëjë ai, se ka kushëririn udhëheqës dhe nuk i hyn gjemb në këmbë. Madje, thonë se jo vetëm në Tërpan, por dhe poshtë e përpjetë Beratit rreh gjoksin dhe thotë se, sa të ketë kushëririn, s’e vret shumë mendjen.  Nga ana tjetër, ka filluar të bëjë dhe lista diplomatësh, shokë e miq të kryetarit, që t’i dërgojë më pas në Evropë, kur Erioni të bëhet ministër i jashtëm. Dhe piketat për këtë i ka hedhur vetë Erioni me kohë. Që kur nisi letrën për Griseldën në Parlamentin Europian, tani rrugën e kanë të hapur. Dhe bën vaki që ata “mistrecët” e Beratit e lënë dhe një herë me gisht në gojë Erionin, siç e lanë në zgjedhjet e 2009-s, pa ta shihni ju se çka për të punuar Engjëlli! Në rast se tani lë ndonjë kockë për rrugët kushëriri, pasi e ka mbushur xhepin, tani e mbrapa asgjë nuk do të shkojë. Ja, këto muhabete kish bërë Erioni në telefon dhe kish hall mos i dilnin pazarit

Bamiri sakrifikon për librin e Zenepes, desh mbytet në mes të detit

 

Këtij Bamirit nuk i ecën fare! Ndërsa kish vajtur me gjithë eskortë në Bari të Italisë, i mbetet trageti rrugës dhe kish mbetur nja 20 e ca orë në det. “Po pse s’vajti me avion?” – do të thoni ju. Ehe, me ç’duket, tani në fund të mandatit sikur s’po pyet njeri për Presidentin tonë. Po kafexhinjtë u bënë kuriozë se pse e kish marrë mundimin Presidenti i nderuar tërë atë rrugë deri në Bari. Dhamë e morëm e më në fund sqarimet na i dha Spiro gjenerali, i cili që prej 21 janarit e ka fort për zemër presidentin. “Ishte në Bari, se kish shkruar një libër Zenepe Luka nga Vlora. E mo, është vajzë jona ajo. Ka dhënë goxha kontribut në vitin 1997, kur hodhëm Berishën dhe PD-në nga pushteti. Eh, kohë të arta ato kur shkruante Zenepja për shamizezat e Vlorës, që shkonin derë më derë ku kish vdekje dhe shanin Berishën! Shamizezat ishin vetëm në mëngjes ashtu, se në drekë e në darkë lyheshin e visheshin sipas qejfit. Se atyre që u ishin vrarë me tërë mend njerëzit s’e kishin shumë mendjen për politikë. Po kujt ia ndjen, pak ato e pak Zenepja me të tjerë efektin e bënë. Flakën ia vumë vendit. Bamiri ynë për këtë e nderoi dhe me titullin “Mjeshtër i Punës” Zenepen. Një titull që ai edepsëzi  Rexhep Meidani s’ia dha atëherë. Po shyqyr që e kemi këtë djalë, se flakën e komunizmës më përpara do ta çojë”, – po thoshte Spiroja çakërqejf. Duke e mbyllur me fjalët se për një kauzë të tillë siç është pjesëmarrja në librat e Zenepe Lukës ia vlen dhe të mbytesh fare e jo më të mbetesh ca orë në det.

 

 


3 Responses to Zbulohen bisedat e Erionit me kushëririn kryetar komune në Tërpan të Beratit

  1. Gazetari Daresise Reply

    July 24, 2012 at 8:54 am

    O Bamir koqja, po deri ketu arrite sa te dekorosh Zenepe Luken.. qe-…… Bamir me mire qe e mbylle keshtu karieren tuaj me kete fund te zi, se ndryshe do te kishte ndonje njeri qe do ti vinte dhe keq per kafsherine tuaj. Bamka me keto veprime tregoje qarte se paska qene vertete inisiatori i “grushtit” ne 21 Janare, prandaj rrinte si i dhjere ne breke deri sot dhe nuk kthente pergjigje Berishes kur i thoshte njemije te zeza atije dhe Ines. EHHHH O BAMKE e qelbe fare… Tani shko se te pret partia jote Fryma Qelbur dhe Aleanca Zeze.

  2. Tani Reply

    July 24, 2012 at 12:22 pm

    Ju lexoj shpesh dhe mendoj se jeni gazete interesante,po perse hapni diskuime per tema kaq idiote,ku mund te garojne dhe kalamaj te vegjel(besoj se ky personi qe ka shkruar para meje s,do kete me shume se 18vjec,se perndryshe eshte per gjynaf)!s,jam tifoz i tit po thjesht i sygjeroj red te kesaj gazete se ka sh tema me interesante!

  3. andrea Reply

    September 13, 2012 at 8:55 pm

    Ç’i keni keto budalliqe ju mo?! Po Erjoni as qe e ka gje fare kete Engjellin, apo po gjetet nje njeri me mbiemer te njejte ju dhe o burra t’ia ngjisim. Lerini keto e merruni me ndonje teme ta hajrit. Beni me demek se po luftoni korrupsionin duke u marre me nje kryetar komune, kur ketu ne Berat po behet kerrdia duke vjedhur. Kjo kuptohet qe eshte tendencioze. Po nejse ju e dini. Jam i bindur se ai gazetari qe shkruan te tilla broçkulla paguhet nga ca injorante dhe harron kredon e gazetarit, qe eshte e verteta dhe jo genjeshtra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>