Zhdukja e veprave të Mios, reagojnë artistët

Humbje kombëtare në prag të 100-vjetorit

KORÇË- Policia e Korçës ngre grup Task-Force për hetimin e zhdukjes së pikturave të Vangjush Mios. Sipas burimeve policore në këtë qytet mësohet se në hetime është përfshirë edhe një prokuror. Gjatë paradites së djeshme drejtues të qendrës “Vangjush Mio” kryen një denoncim në polici, duke paraqitur edhe një procesverbal paraprak vetëm për pikturat e Mios, sipas të cilit mungojnë 27 të tilla. Ndërkohë që nuk bëhen ende të ditura punët e vjedhura, apo emrat e piktorëve të tjerë dhe disa veprave të tjera të artit në këtë galeri. Ndërkohë menjëherë pas publikimit të këtij skandali, i disati që ka të bëjë me vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit në vend kanë reaguar artistët korçarë. Shumica e tyre e kanë cilësuar humbje të madhe për kombin e kanë cilësuar artistë të Korçës, lajmin për zhdukjen e 60 veprave të artit, nga galeria e arteve të këtij qyteti, 30 prej të cilave ishin të piktorit Vangjush Mio. Ata thonë se ky skandal dëshmon për degradimin e institucioneve kulturore. “Ato ishin vepra me vlerë, me vlerë për një artist të madh si Mio, por ato janë edhe vlera kombëtare. Kur bëhet fjalë për një veprim të tillë, kjo rëndon jo vetëm për Korçën, sepse është humbje kombëtare”, thotë piktori Ruzhdi Goskova. ‘Nuk arrij të kuptoj se si institucione të degraduara të sistemit kulturor lokal, të cilat janë përtokë komplet, mund të tolerojnë gjithçka të tillë. Ato janë kryevepra të një artisti gjenial shqiptar, të cilat janë të papërsëritshme. T’i japim fund humbjes së kulturës. Ne jemi në prag të 100-vjetorit të shpalljes së kombit tonë dhe ndodhin gjëra kaq të shëmtuara”, tha më tej piktori Anastas Kostandini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>