“Zhveshja” e uzinës së Poliçanit, Imami: Braçe bën deklarata të papërgjegjshme

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami hedh poshtë akuzat e deputetit Erjon Braçe se Kombinati Mekanik po vidhet dhe po shitet i gjithi për skrap. “Braçe t`u kërkojë falje qytetarëve të Poliçanit dhe në veçanti punëtorëve të uzinës së demontimit. Ai duhet të vijë të shohë nga afër realitetin në uzinën e demontimit në Poliçan” ka theksuar Imami. Ky i fundit ka replikuar sërish në distancë me deputetin socialist duke i quajtur si të papërgjegjshme deklaratat e tij të fundit që kanë të bëjnë me kombinatin në Poliçan. “Kjo është e papërgjshme, banorët e Poliçanit mbahen nga puna në këtë uzinë”, ka theksuar ministri i Mbrojtjes. Imami ka shtuar se Braçe duhet të lërë mënjanë zemërimin ndaj mazhorancës pasi po e pengon të shohë realitetin. Deklaratat e ministrit Imami u bënë gjatë inspektimit në uzinën e demontimit të municioneve në Poliçan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>