Zjarr në fushën e mbetjeve, asfiksohet Bradasheshi

Rreth 3000 banorë nën gazrat helmues, rrezikohen dhe banesat

Mendohet se grumbujt e plehrave u ndezën vetë nga temperaturat e larta

ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm është regjistruar gjatë natës në fushën e grumbullimit të plehrave të komunës së Bradasheshit në Elbasan. Rrethanat janë ende të paqarta dhe zjarri ka shkaktuar probleme në fshatin Katund i Ri, i cili ndodhet shumë pranë fushës së depozitimit të mbetjeve urbane. Rreth 3000 banorë e këtij fshati janë përballur me erën e rëndë dhe gazrave të tjerë helmues që çlirohen nga djegia në natyrë e grumbullimit të plehrave. Ky nuk është rasti i vetëm, por ky fenomen është një shqetësim i  vazhdueshëm për shëndetin e banorëve, të cilët jetojnë pranë vatrës së plehrave. Përhapja e zjarrit ka rrezikuar edhe shtëpi aty pranë. Zjarri ka rrezikuar edhe banesat, pasi zona ku hidhen mbetjet urbane të kësaj njësie vendore, nuk përmbush asnjë standard për të kryer një funksion të tillë, e për pasojë barishet dhe shkurret kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve. Për më tepër fusha aktuale ndodhet farë pranë lumit Shkumbin, duke ndotur ujërat e tij. Për këtë rast kanë filluar hetimet. Paraprakisht mendohet se plehërat janë vetëndezuar për shkak të temperaturave të larta, por nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>