Zjarret, digjen pyje në Dibër, Pukë, Mirditë e Berat

Në shumë raste flakët janë ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta

Vështirësi në ndërhyrje nga zjarrfikësit për shkak të terrenit të thyer

Disa vatra zjarresh janë shfaqur në pyjet e rrethit të Pukës dhe ato të Mirditës. Raportohet se vetëm gjatë ditës së djeshme flakët shkrumbuan 300 ha pyje në kurororën e Lurës në Dibër. Ndërkohë në zonën e Bales, në Iballë të Pukës një zjarr i fuqishëm përfshiu dje dhjetëra hektarë me pyje, ndërkohë që erërat ndihmuan në përhapjen e flakëve. Një tjetër zjarr i madh ra në malet e Krrabit, po në rrethin e Pukës. Ndërkohë flakët përfshinë pyjet e Kaqinarit në Mirditë. Zjarri sipas punonjësve të Shërbimit Pyjor në këtë rreth rrezikon të kalojë edhe në pjesën e Pukës, ndërkohë që sipas Shërbimit Pyjor në Mirditë është punuar shumë për vënien nën kontroll të flakëve në pyjet e Xhadrit. Vatrat aktive të zjarreve sipas Shërbimit Zjarrfikës dhe Drejtorisë së Shërbimit Pyjor janë të gjitha në sipërfaqet me pyje pishe. Në të gjithë vatrat aktive të zjarreve në veri të vendit është e pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse, për shkak të mungesës së rrugëve çka ka rritur mundësitë, por ndërkohë që për vënien nën kontroll të flakëve po punohet me mjete rrethanore nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonave në afërsi. Ndërkohë në Berat për dy ditë e gjithë kodra Partizani mbi lagjen muze të “Goricës” të qytetit antik është përfshirë në flakët, ndërsa deri tani ka shpëtuar pa u djegur vetë lagja në fjalë dhe kjo fal ushtarëve të komandës të Poshnjes, si dhe zjarrfikësve. Flakët e zjarrit të ndihmuara edhe nga era kanë përfshirë brenda tyre të gjithë pllajën me mbi 100 ha me pisha që fillon nga lagja “Goricë” dhe përfundon në fshatin Drobonik për të vijuar rrugën e zjarrit deri në fshatin Gjoroven. E gjithë kjo sipërfaqe që vazhdon të shkrumbohet i shtohet shkretëtirës tjetër, e cila vetëm një vit më parë zjarri e ktheu në “Sahara”, dhe ashtu vazhdon të mbetet edhe tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>