Zjarret drejt shuarjes totale, dje ishin aktive vetëm 7 vatra

Puna e palodhshme e efektivëve të ngarkuar nga Ministria e Brendshme dhe ulja e temperaturave duket se po ndikojnë në shuarjen totale të zjareve në Shqipëri, pasi dje kishte vetëm 7 vatra aktive. Ministria e Brendshme njofton se kanë vijuar gjatë gjithë ditës së djeshme operacionet ajrore nga avionët e tipit Canadair të dërguar nga Republika Italiane dhe ai turk, duke mundësuar kështu fikjen e shumë vatrave të zjarreve. Ndërkohë, që helikopteri i tipit Cugar, vënë në dispozicion nga Republika Sllovene, është larguar nga Shqipëria. Po kështu edhe dy avionët italianë, për arsye të vënies së plotë nën kontroll të situatës u larguan nga Shqipëria. Vazhdon të jetë në dispozinon, për çdo situatë, avioni turk. Nga informacionet e raportuara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore, nga strukturat e Shërbimit Pyjor, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, situata paraqitet si më poshtë vijon:

Qarku Dibër:

Ka 3 vatra zjarri aktive. Vatrat e zjarrit në “Liqeni i Bruçit” dhe “Liqeni Zi”, në Parkun Kombetar Lurë, si dhe zjarri në Kacni, komuna Selishtë, pas ndërhyrjes nga ajri në ditës së djeshme prej avionëve janë izoluar. Gjithashtu avionët operuan edhe në vatrën tjetër në Gryka e Setës, në komunën Lurë. Vatra më problematike mbetet ajo në Zallë-Gjoçaj, Derjan, rrethi Mat dhe zjarri në “Luçan – Batër”, Martanesh.

Qarku Kukës:

Ka 2 vatra zjarri aktive. Vatra “Rrethi i Bardhë”, në fshatin Kukaj, në afërsi të Valbonës dhe vatra tjetër në zonën e Qeremit, komuna Margegaj janë izoluar. Kurse vatra në fshatin Dragobi, po komuna Margegaj dhe vatra në Moraje, komuna Bujan, mbeten aktive.

Qarku Shkodër:

Ka aktive 2 vatra zjarri, në rrethin e Pukës, një në fshatin Iballë, pranë komunës Iballë, ku gjatë ditës së djeshme ka patur edhe ndërhyrje nga ajri dhe ajo në fshatin Dardhë, komuna Blerim, ku po punojnë aktualisht efektiva të ushtrisë, në bashkëpunim me komunitetin dhe shërbimin pyjor. Edhe në këto vatra ka pasur gjatë ditës së djeshme ndërhyrje nga ajri dhe situata është më e përmirësuar ndjeshëm. Në rrethin Shkodër, rreth orës 13:00, si pasojë e vetëtimave, është hapur një vatër e re zjarri në fshatin Zusë, komuna Ana e Malit, i cili është izoluar tashmë.

Qarqet Korçë, Berat, Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Gjirokastër, Lezhë dhe Vlorë nuk kanë vatra zjarri aktive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>